Pages

Wednesday, November 9, 2016

PËRHAPJA GJEOGRAFIKE E TËRMETEVE

Duke vështruar renditjen e tërmeteve në tokë, lehtë mund të vërejmë përhapjen e tyre jo të barabartë. Derisa në disa vise shfaqja e tërmeteve është dukuri e shpeshtë, në viset tjera tërmetet janë mjaft të rralla ose gati kurrë nuk shfaqen. Në rastin e parë është fjala për zonat seizmike, kurse për të dytin është fjala për zonat aseizmike. Për zonat me tërmete shumë të rralla thonë se ato janë zona peneseizmike.
Sipas aktivitetit seizmik, dallojmë dy zona kryesore seizmike në tokë: Mesdhetare-transaziatike dhe të Pqësorit, në të cilat paraqiten 90% e tërmeteve që shfaqen në tokë.
Zona Mesdhetare-transaziatike përfshinë viset e Evropës Jugore, Afrikës Veriore, Azinë e Vogël, lartësinë iraniane, viset e Himalajeve, nëpërmjet Birmanisë vazhdojnë në ishujt e Indonezisë deri të ishujt  Molluke. Në këtë zonë shfaqen mbi gjysma e termeteve në tokë.
Zona seizmike e Oqeanit Paqësor shtrihet në formë të unazës gjiganteske rreth e përqark Oqeanit Paqësor. Skaji lindor i brezi përfshinë Aleutet, Alaskën dhe tërë bregdetin perëndimor të Amerikës Veriore dhe Jugore. Skaji perëndimor shkon nëpërmjet Japonisë, Filipineve, Marianeve, Karolineve, Tongës deri në Zelandën e Re.
Zonat seizmike më atraktive përputhen me zonat e maleve të reja të rrudhosura dhe bazeneve të thella nëndetare, qka dëshmon që në ato vise korja e tokës ende nuk është stabilizuar tërësisht.
E kundërta në pllajat e vjetra gjeologjike të korës së tokës, në formë të pllakave rregullisht paraqiten pjesët stabile të sipërfaqes së tokës. Aty nuk ekzistojnë tërmete ose shumë rrallë shfaqen. Pjesët aseizmike janë Evropa Lindore, Siberia, Kanada, Brazili, Australia Qëndrore dhe Perëndimore, Afrika Perëndimore. Përjashtim janë pjesët e thyera të masës së vjetër kontinentale, ku tërmetet janë të shpeshta si pasojë e proceseve ende jot ë qetësuara ndërmjet blloqeve të coptuara. Rasti i këtillë është në Afrikën Lindore, në Siberi rreth liqenit Bajkall dhe viset e maleve Rodopet.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates