Pages

Thursday, November 3, 2016

Galaktika Triangulum II



‘Triangulum II’ ka mahnitur studiuesit e yjësisë Kaltek me yjet e saj super të shpejtë. Fqinji ynë i vogël galaktik, ka vetëm rreth 1.000 yje, në krahasim 100 miliardë që gjenden në galatikën tonë. Por Triangulum II, ka një sasi të madhe të jashtëzakonshme yjesh të fshehur. Teleskopët e mëdhënj kanë vëzhguar 6 prej atyre yjeve që lëvizin shumë më shpejt se sa pritej, duke pasur parasysh fizikun anemik të galaksisë.

Falë këtij tejkalimi shpejtësie, studiuesit kanë qenë në gjendje të llogarisin fuqinë gravitacionale dhe masën e Triangulum II. Ata zbuluan përqëndrimin më të lartë të materies së zezë, në karahasim me çdo galaktikë që kanë studiuar deri tani. Megjithatë, studiuesit francezë nga Universiteti i Strasburgut, pretendojnë se është tërheqja gravitacionale e galaktikave fqinje, ajo që lëviz yjet përreth.

Nëse është e mbushur përplot me materien e errët, galaktika ofron një mundësi të përkryer për të shquar drejtpërdrejti substancën misterioze, që kontribuon në 24 përqind të masës së universit. Një sjellje e çuditshme e grimcave të materies së zezë – nëse ato ekzistojnë – shpjegohet me sa duket me faktin se ato e asgjësojnë njëra-tjetrën gjatë kontaktit, duke lëshuar një mori rrezesh gama. Përderisa Triangulum II është një galaktikë e vdekur, këto sinjale duhet të jenë të qarta, pa asnjë ndërhyrje nga burimet e shumta të energjisë kozmike që shfaqet në sektorët më energjikë.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates