Pages

Thursday, November 3, 2016

Galaktikat misterioze që formojnë një unazë



Astronomët amerikanë dhe hungarezë, kanë zbuluar një strukture kaq të madhe saqë ajo s’duhej të ekzistonte:një unazë galaktikash që është 5 miliardë vite dritë e gjerë. Kjo hapësirë e paimagjinueshme, është rreth 70 herë më e madhe sesa gjerësia e një Hëne të plotë.

Një tregues i madhësisë së unazës vjen nga afërsia e 7 shpërthimeve të vëzhguara të rrezeve Gama (GRBs), ngjarjet më të dhunshme në univers. GRBs ndodhin kur yjet përjetojnë një hipernova dhe bien tek vrimat e zeza. Përderisa këto shpërthime kishin ndodhur në distanca të ngjashme, astronomët arritën në përfundimin se qe e pranishme një strukturë gjigante e nxehtë galaktike.

Sigurisht, kjo mund të jetë një rastësi e dukshme, por studiuesit thonë se shanset për këtë janë një 20.000 në 1. Unaza cënon modelet tona kozmologjike, që ndalojnë akumulimin e copave të tilla dhe kufizojnë objektet e mëdha në rreth 1.2 miliard vite-dritë. Këto modele sugjerojnë ndërkaq një univers relativisht uniform – një supozim i përforcuar nga imazhet e hershme të realizuara menjëherë pas big bangut, krijoi universin që njohim sot. Prandaj, nëse ajo ekziston realisht pse është një kaq unazë kaq e madhe? Askush nuk e di, edhe pse materia e errët mund të jetë eimplikuar në bërjen e gjithçkaje bashkë.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates