Pages

Thursday, November 3, 2016

Galaktika Tayna, e parëlindura.



Astronomët kanë kombinuar fuqinë e teleskopëve nhapsinorë Habëll dhe Spicer, për të parë shtirjen më të madhe të galaktikës. Ata kontrolluan prapa në kohë, vetëm 400 milion vjet pas Big Bengut për të parë këtë varietet të ri të galaktikës, me një lloj rrezesh të zbehta që deri më tani i qenë shmangur zbulimit.

Galaktikë quhet Tayna, që do të thotë “e parëlindura” në gjuhën vendase Ajmara në Amerikën e Jugut në Ande dhe Altiplano. Ajo mund të jetë galaksia me e vetmuar e zbuluar ndonjëherë, por është ndërkaq një nga 22 vëllezërit e motrat e ngjashme të krijuara thuajse në prag të ekzistencës.

Shquarja e qartë e saj përgjatë kozmosit, kërkon përdorimin e dy prej teleskopëve tanë hapësinorë dhe një kontribut masiv nga galaktika masive J0416.1-2403, që ndodhet 400 miliardë vite dritë larg.

Me një masë sa një kuatrilion diej, grumbulli e praron dritën rreth tij dhe na mundëson një shfaqje të shkurtër të Tayna-s, e gjitha në ngjyrë të kuqe. Teleskopi Hapsinor Xhejms Ueb, që do të lëshohet në hapësirë në vitin 2018, do të zbulojë mbi Tayna-n dhe të afërmit e tij embrionalë, detaje shumë më të mëdha dhe na japë një pamje të galaksive të para të universit.

Ne duam të kemi mundësi ta shohim atë në një moshë të pjekur. Pavarësisht të gjithave, ajo u përforcua në një shkallë të lartë të formimit të yllit dhe ka shumë të ngjarë të jetë shndërruar në një galaktikë respektuar.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates