Pages

Sunday, October 30, 2016

URAT MË TË GJATA NË BOTË

Në botë janë ndërtuar ura të ndryshme gjatë historisë nëpër shumë shtete të ndryshme të cilat kanë luajtur rol të rëndësishëm në jëtën e njerëzve. Mirëpo në ditët e sotme në shumë aspekte shtete garojnë në mes vete për të marrë lidershipin në shumë aspëkte. Një prej tyre është edhe rangimi i urave më të gjata në botë që si duket në këtë aspekt prinë shteti i kinës e cila nga 10 urat më të gjata në botë, 6 prej tyre janë në këtë shtet.

5 Autostrada Bang Na është njëra ndër urat më të gjata në botë e cila gjendet në Tajlandë dhe ka gjatësi prej 55 km. Ndërtimi i daj përfundoi në vitin 2000 dhe deri më 2010 ishte më e gjata në botë.

4  Ura e Madhe Ëeinan Ëeihe  në Kinë është ndër më të mëdhatë në botë, gjatësia ë saj është 79 km. Ajo është urë hekurudhë që lidhë qytetet Zhengzhou dhe Xian. U ndërtua në vitin 2008, mirëpo në përdorim nuk u lëshua deri në vitin 2010.

3 Ura Tianjin është një hëkurudhë-urë që gjithashtu gjendet në Kinë e cila lidhe qytetet Langfang dhe Qingxian, dhe është pjesë e linjës mes Pekinit dhe Shanghajit. Gjatësia e saj është 113 km dhe u ndërtua në vitin 2010.

2 Viadukti Changua-Kaohsiung në shtetin e Tajvanit paraqet urën e dytë më të gjatë në botë e cila ka një gjatësi 157 km. kjo është një urë hekurudhë  e cila është ndërtuar në vitin 2007.

1 Dayan-Kunshan konsiderohet ura më e gjatë në botë me një gjatësi prej 164 km dhe është vendosur në linjën hëkurudhore në mes Shangajit dhe Nanjing. Kjo urë është mbi deltën e lumit Jance. Punimet për këtë urë filluan në vitin 2006 dhe përfunduan më 2011.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates