Pages

Sunday, October 23, 2016

SHTETET MË TË VOGLA NË BOTË


Sipërfaqja e ngurtë e tokës është 149 milion km² në të cilën jan krijuar rreth 200 shtete. Këto shtete dallojnë për nga madhësia e tyre dhe nga numri i banorëve. Në botë ka shtete nga më pak se 1 km² deri në mbi 1 milion km² dhe në to jëtojnë nga qindra deri në miliara banorë.
Në botë gjenden 25 shtete me më pak se 1 000 km², ndërsa 5 prej tyre më pak se 100 km².

5. San Marino është shteti i pestë më i vogël në botë i cili gjendet në pjesën qëndrore të Italisë i cili ka një sipërfaqë prej 61 km². Si shtet është krijuar shumë moti pra nga viti 1263 kur shpallet republikë, dhe nga viti 1862 është nën brojtje të Italisë. Si shte ka 33 020 banorë më 520 b/km², kryeqyteti i saj është qyteti San Marino me mbi 4000 banorë.

4.  Tuvalu më parë i njohur si Elisë bënë pjesë në Oqeani, përkatësisht në grupin e ujëdhesave të Polinezisë dhe ka një sipërfaqe prej 26 km², në të cilën jetojnë 10 600 banorë me një dendësi 475 b/km². në shekullin XIX territory ra nën sundimin e Britanisë deri më 1978 kur edhe bëhet shtet i pavarur, kurse nga vitin 2000 bëhet antar i OKB-së. 

3. Nauru është shteti më i vogël ishullor në botë. Ajo përbëhet vetëm nga nje ishull dhe ka një sipërfaqe prej 21 km² ku jetojnë 10 000 banorë me dendësi 480 b/km². në fund të shekullit XIX aneksohet nga Gjermania kurse më vonë bie nën mbrojtjë të Australisë e Britanisë. Kurse në LDB u pushtua nga Japonia, dhe me rënjen e Japonisë shteti u vu nën mbrojtje të OKB-së. Në viti 1968 shpalli pavarësinë. Kryeqyteti i tij është jareni i cili ka 750 banorë, mirëpo nuk është qyteti më i madh. 

2. Monako shtrihet në mes Italisë dhe Francës në bigjet veriore të Detit Mesdhe dhe cilësohet si shteti me vijën më të shkurtë bregdetare në botë(4 km). ka një sipërfaqe 2 km² ku jetojnë 37 800 banorë. Shteti përbëhet prej 3 vendbanimeve kurse kryeqyteti i saj konsiderohet Monte Karllo. Ka qenë koloni e grekve, fenikasve, romakve, kurse në vitin 1861 fiton pavarësinë. Nga viti 1959  është e bashkuar në aspektin monetar, doganor me Francën.  

1. Vatikani konsiderohet shteti më i vogël në botë dhe ka një sipërfaqe prej 0.44km² (44 ha) dhe paraqet qendrën shpirtërore të katolikëve nga mbarë bota. Shteti dikur ishte I fusqishëm dhe zotëronte territore shumë të mëdha , kurse pas bashkimit të Italisë shteti humbet dhe rikonstruktohet në vitin 1929. Shteti gjendet në pjesën perëndimore të Romës, ka 1000 banorë shumic e tyre meshkuj. Në Vatikan jetojnë 14 popuj të ndryshëm.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates