Sunday, October 23, 2016
KANALI I SUEZIT
Duke e parë rëndësinë e komunikacionit ujorë, njerëzit nëpërmjet fuqisë së krahut dhe më vonë edhe mjeteve ka bërë të mundur hajpjen e kanaleve me të cilat ka bërë të mundur lidhjen e masave ujore siq janë detet ose edhe lumenjtë. Kështu sot në shumë vende të botës janë hapur kanale të tilla.
Pas zbulimit të rrugës rreth Afrikës për në Indi, kryesisht lidhjet mes evropianëve dhe lindjes kryheshin përmes ujit. Duke marrë për bazë mendimet se gjatë kohës së faraonëve në Egjipt ka ekzistuar një kanal që lidhte Detin Mesdhe dhe Detin e Kuq lindi mendimi se do të mund të hapej përsëri një kanal i tillë. Kjo ide u realizua nga viti 1859 deri më 17 nëntor 1869 kur edhe hapet. Projektues i kanalit ishte inxhinjeri Ferdinant Lesepsi.
Kanali ka gjatësi 170 km, gjerësi prej 120-150 m dhe thellësi mesatare prej 13,5 m dhe për ndërtimin e kanalit kanë shërbyer 3 liqene që e kanë lehtësuar punën. Rëndësia e tij është se bëri shkurtimin e rrugës rreth Afrikës diku për 10 000 km.
Fillimish nëpër kanal kanë mundur të kalojnë anije më të vogla, ndërsa disa vjet më vonë kanali zgjerohet dhe thellohet dhe tani nëpër të mund të kalojn edhe anijet më të mëdha. Pas hapjes kanali zotërohej nga francezët dhe anglezët deri në vitin 1954, kur ushtria Britanike largohet nga kanali. Më 1956 Egjipti merr kanalin në zotërim dhe si pasojë Britania dhe Franca ushtrojnë një agresion ndaj Egjiptit por pa sukses.
Nëpër Kanalin e Suezit çdo vit kalojnë mbi 23 000 anije dhe numër i madh i udhëtarve nga të cilat Egjipti fiton mbi 500 milion dollarë. Nëpër kanal bartet sasi e madhe e naftës për këtë shkak quhet edhe si Kanali i Naftës.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment