Në pjesën qëndrore të Turkmenistanit gjendet një qytet me emrin Derveze dhe rëndësia e tijë është sëpsë në rrethinat e tij gjendet një krater ose gropë e cila është e zjarrtë. Gropa ka një diametër prej 69 metra kurse thellësia është 30 metra.
Porta e Ferrit u zbulua në vitin 1971 nga inxhinerët sovietik të cilët ishin duke eksploruar për rezerva të naftës. Mirëpo gjat hulumtimit ata hasën në një hapsirë të pasur me gaz natyror e cila u shemb dhe u krijua në forrmë të gropës. Duke menduar se ky lirim i gazit do të jetë i rrezikshëm dhe helmues për vendbanimet përreth, ata vendosën që ta diegin. Ata vlerësuan se gazi do të shpenzohej brenda disa javësh dhe zjarri do të shuhej mirëpo kanë kaluar më se 4 dekada dhe ai nuk u fik ende.
Në vitin 2010 presidenti i Turkmenistanit gjatë vizitës së tij Portës së Ferrit urdhëroi mbylljen e tij ose zvogëlimin e ndikimit të tij duke ruajtur kështu përapjen e tij ku dihet se hapsira përreth saj është e pasur me sasi të madhe të naftes dhe gazit.
Hapsira është kthyer në një atraksion turistik si pë rata vendës e poashtu edhe për të huajt ku në pesë vitet e fundit atë e kanë vizituar rreth 50 000 turistë.
No comments:
Post a Comment