Saturday, October 15, 2016
Shpërndarja e popullimit në botë
Egzistojën dy teori në botë që flasin për paraqitjen e njeriut në tokë, teoria policentrike dmth e paraqitjes së njeriut njëkohësisht në shumë vende, dhe teoria e cila është më e besueshmë është ajo monocentrike e cila tregon për paraqitjen e njeriut në një hapsirë, ku më vonë është bërë edhe shpërndarja në pjesët tjera të botës. Mendohet në bazë të gjetjeve se njerëzit e parë në tokë kanë jetuar para rreth 1.5 deri 2.6 milion vjet më parë.
Për periudha të gjata kohore popullsia e botës është rritur ngadal, kurse në 2 shekujt e fundit popullsia arriti një rritje marramendëse. Sot bota numëron rreth 7.4 miliardë banorë, të shpërndar në mënyrë të barabartë. Pabarazia e shpërndarjes së popullsisë shprehet si në aspektin horizontal (në drejtim të gjerësisë gjeografike), e po ashtu edhe në aspektin vertikal të lartësis mbidetare.
Në aspektin e gjerësisë gjeografike paraqiten disa zona në të cilat është i pamundur popullimi si p.sh. viset polare, shkretëtirat, pyjet ekuatoriale. Ndërsa në aspektin e lartësisë mbidetare, popullsia zvogëlohet me rritjen e lartësisë mbidetare.
Sipas kontinenteve prinë Azia me 4.4 miliardë banorë ose 59.69%, pas saj vjen Afrika me 1.2 miliardë ose 16.36%, në vendin e tretë është Evropa me 738 milion banorë ose 9.94%, Amerika Veriore 597 milion ose 7.79% Amerika Jugore 422 milion ose 5.68, Australia me Oqeani 39 milion ose 0.54 % dhe në fund Antarktiku me 4500 banorë.
Përhapja e popullsisë në botë në bazë të lartësisë mbidetare
Nr.
Brezat e lartësive Përqindja e popullsisë
1 0-200 m 56%
2 200-500 m 24%
3 500-1000m 12%
4 1000-1500m 4%
5 1500-2000m 2.5%
6 Mbi 2000m 1.5%
Gjithsej 100%
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment