Pages

Tuesday, October 25, 2016

MURI I MADH KINEZ


Muri kinez konsiderohet si njëra ndër shtatë mrekullitë botërore të ndërtuara nga njeriu, i cili nga viti 1987 u përfshi në listën e trashëgimive kulturore botërore. Është një vepër madhështore me histori 3000 vjeçare. Ndodhet në Kinën Veriore dhe arsyeja e ndërtimit të tij ishte mbrojtja e kufijve nga popujt e ndryshëm, në veçanti nga mongolët dhe sigurimi i tregtisë.

Ndërtimi i murit është bërë në disa faza. Faza e parë ka filluar në shek. V p.e.s. në kohën e luftrave midis mbretërive kur si material për ndërtim është përdorur argjila e përzier me kashtë. Faza e dytë ka vazhduar nga viti 214 p.e.s. në kohën e mbretit të parë të Kinës së bashkuar Shi Huang Dija, ku janë angazhuar rreth 300 000 punëtor dhe një numër i madh i të burgosurve politik. Gjatë kësaj fazë muri është ndërtuar kryesisht kreshtave malore dhe për ndërtim janë përdorur kryesisht pllakat e gurit. Ndërtimi i murit vazhdon deri në shekullin XVII.

Për dimensionet e murit ka shenime të ndryshme, pasi muri është i fragmentizuar dhe i ndarë në disa pjesë. Nëse llogaritet gjatësia e të gjitha pjesëve atëher muri ka nje gjatësi prej 8 850 km. lartësia mesatare është 10 deri në 16 metra, dhe gjerësia e tij prej 5 deri 8 metra. Përgjatë murit në distance më të vogël se dyher largësia e hudhjes së shigjetës janë të renditura 25 000 kulla vëzhguese, në të cilat kanë mundur të qëndrojnë njësi të caktuara ushtarake 4 muaj rresht.
Muri vizitohet nga qindra mijëra turistë gjatë tërë vitit nga e gjithë bota dhe është i vetmi objekt në tokë që e ka ndërtuar dora e njeriut e që shihet nga hëna.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates