Pages

Tuesday, October 25, 2016

JAVA DHE MUAJI


Për bazën e këtyre njësive të kohës është marrë lëvizja e Hënës rreth Tokës. Njësia prej 7 ditësh, që periodikisht përsëritet, quhet javë. Ajo është në lidhje me fazat e Hënës, përkatësisht kalimi prej një faze të saj në fazën tjetër e që zgjatë 7 ditë, 9 orë, 11 minunta. Në bazë të kësaj të gjitha fazat e Hënës kryhen për 29,5 ditë, ndërsa 4 javë kanë vetëm 28 ditë. Kjo humbje prej 36 orësh që fazat në muajin tjetër të mos paraqiten në të njejtën ditë dhe javë.
Java shtatë ditëshe fillon që nga babilonasit dhe asirianët në lidhje me respektimin e bestytnive të shtatë trupave qiellor (Diellit, Hënës dhe pesë planeteve që diheshin në atë kohë.( Merkurit, Venerës, Marsit, Jupiterit, dhe Saturnit)
Jo të gjithë popujt e kanë llogaritur javën e njejtë. Kështu romakët e kanë pasur javën me 8 ditë. Dikur skandinavët, indianët  e Meksikës dhe keltët kanë pasur javën 5 ditëshe.
Kalmi prej javës në ditë ka qenë i gjatë dhe i papërshtatshëm për llogaritjen e kohës. Prandaj në mes këtyre njësive është futur muaji, që për bazën e tij është marrë trajektorja e Hënës rreth Tokës. Pra muaji është njëra nga 12 pjesët e vitit. Nuk është e vështirë të caktohet muaji pasiqë lehtë janë vërejtur fazat e Hënës të cilat ndërrohen për 29,5 ditë. Muaji mund të jetë Siderdik-yjor dhe Sinodik. Muaji siderik zgjatë 27 ditë, 7 orë, 43 minuta dhe llogaritet në bazë të dy pozitave të Hënës ndaj ndonjë ylli të palëvitshëm.
Muaji Sinodik paraqet kohën të cilën e kalon koha gjatë ndërrimit të të gjitha fazave dhe ka dy ditë më tepër se muaji siderik. Ky muaj është marrë si bazë e muajit civil ose e muajit kalendar, i cili përdoret në jetën e përditshme. Në vit ekzistojnë 12 muaj civilë prej të cilëve prilli, qershori, shtatori dhe nëntori kanë nga 30 ditë. Kurse janari, marsi, maji, korriku, gushti, tetori dhe dhjetori kan në 31 ditë. Muaji shkurt ka 28 ditë, ndërsa çdo 4 vjet ka 29 ditë dhe quhet viti i brishtë.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates