Pages

Friday, October 21, 2016

MALTA - "LULJA E BOTËS"

Në jug të Italisë në mesin e Detit Mesdhe shtrihet shteti i Maltës, i cili përbëhet prej 3 ujëdhesave të mëdha dhe 3 ujëdhesa të vogla. Ujëdhesat e mëdha janë Malta, Como dhe Gozo kurse të voglat janë Cominoto, Sollomono dhe Sollomoneto. Malta ka një sipërfaqe prej 316 km² në të cilin jetojnë rreth 450 mijë banorë me një dendësi 1400 b/km².
Ujëdhesat janë shkëmbore dhe feudalët kishin sjellë ligjin që secila anije që kalon nëpër ngushticën e Sicilisë, të sjellë nga disa metra kub dhe produktiv. Malta si vend strategjik ka qenë qdo herë nën syrin lakmues të shumë vendeve, prandaj ajo ka qenë e pushtuar nga Fenikasit, Grekët, Romakët, Arabët, Bizantinët, kurse turqit pas shumë përpjekjeve nuk kanë mund ta pushtojnë.

Nga shumë pushtues Malta ka trashëgu një numër të madh të monumenteve historike, kulturore prandaj me të drejtë Malta quhet ‘’Fior del Mondo’’ (Lulja e Botës).
Malta është kështjella më e fortë detare kjo ngase gjatë Luftës së Dytë Botërore nga aviacioni Italiano-gjerman u bombardua 2 000 herë vetëm e vetëm për ta okupuar por pa sukses. Është shtet dhe strehimore e furnzuese e anijeve. Kryeqyteti i saj është La Valeta.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates