Friday, October 21, 2016
Liqeni Retba
Ky liqen i bukur roze ndodhet ne Cap Bert ne Senegal.Pigmenti i ujit shkaktohet nga sasia e tejmadhe e algave dunaliella salina.Njihet gjithashtu si nje nga ujerat me pluskuese pasi ka përmbajtje të lartë të kripës.
Shkaku i marrjes se ngjyrës rozë të liqenit që prodhon kripë është prodhimi i pigmenteve të kuqe duke përdorur energjinë diellore nga ana e baktereve që jetojnë në të.
Liqeni Retba në Senegal, në Afrikën Perëndimore, merr këtë ngjyrë të çuditshme për shkak të nivelit të lartë të kripës, ku në disa zona shkon më shumë se 40 për qind. Këtu lirisht mund të shtriheni në ujë, dhe mos të fundoseni.
Majkëll Danson, ekspert i baktereve ekstremofile nga Universiteti Bath thotë: “Ngjyra si luleshtrydhe vjen nga organizmat kripë-dashës të quajtura Dunaliella salina. Ato prodhojnë një pigment të kuq që thith dhe përdor energjinë e diellit për të prodhuar më tepër energji, duke e bërë ujin të kuq. Liqeni Retba dhe Deti i Vdekur, të cilët kanë përqindje të lartë kripe, dikur mendohej se nuk kishin jetë (prej këtu e marrin emrin). Por, në fakt në ta ka jetë”.
Në këtë liqen ku nxirret afërsisht 24 tonë kripë në vit përdoret vetëm forca njerëzore për prodhimin e saj. Kodrat e kripës lartësohen menjëherë pas liqenit
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment