Qysh në shekullin XIV shkenctari arab Abulfida konfirmoi domosdoshmërinë e egzistimit të kufirit të datës, e cila dëshmohet në praktikë më udhëtimin e Magelanit për herë të parë rreth botës.
Duke ditur që toka ndahet në 24 orë zonale të cilat në mes veti dallojnë nga një orë, duke shkuar nga lindja një orë më shumë ndërsa nëse shkojmë nga perëndimi një orë më pak.
Si shembull: nëse udhëtojmë në drejtim të lindjes gjatë kalimit të secilës zonë kohore duhet të shtojmë nga një orë, kur të vijm në të njejtën pikë do të kemi një ditë më tepër. Ndërsa kur të udhëtojmë kah perëndimi pas kalimit të qdo zone kohore duhet të heqim nga një orë, kur të vijmë në pikën e nisjes do të kemi një ditë më pak.
Që të mos kemi probleme të tilla, duhet të ndërrohet data gjatë kalimit të kufirit të datës. Shembull: kur anija lundron prej Tokios në drejtim të lindjes, kur të arrijë në portin e Los Anxhelosit në ditarin e anijes shkruhet dy her e njejta ditë. Pra nëse është e shtunë 31 dhjetor, të nesërmen nuk shkruhet e djel 1 janar, por prap e shtunë 31 dhjetor.
Nëse anija lundron në anën e kundërt pra prej Los Anxhelosit drejtë Tokios, prej lindjes në perëndim, me rastin e kalimit të kufirit të datës në ditarin e anijes shtohet një ditë, pra nëse është e shtunë 31 dhjetor, shkruhet e diel 1 janar.
No comments:
Post a Comment