Saturday, October 22, 2016
Ajri dhe ndotja e ti
Ajri i thatë është një përzierje gazrash eatmosferës së tokës që mbahet ngarëndesa e saj dhe përbëhet kryesisht nga dygaze: azoti (78%) dhe oksigjeni (21%), 1%argoni, dhe dioksidi i karbonit (0,03%) dhe përbërës të tjerë në sasi më të vogla. Në gjendje natyrore ajri është i paerë dhe i pashijshëm.
Ajri i quajtur i lagësht mund të përmbajë deri 7% të avullit ujor, një përqindje e tillë varet nga sasia e lagështisë së ajrit dhe temperaturësdhe kufizohet nga trysnia e avullit ujor. Përqindja e dioksidit të karbonit del kohët e fundit shumë e ndryshueshme. Në veçanti veprimtaria e njeriut (industria, ndotja, djegia ekarbureve, çpyllëzimet etj..) kanë shkaktuar një rritje të madhe të kësaj përqindjeje qindvjeçarin e fundit, që kaloi nga 280 ppm në vitin 1900 në 315 ppm në vitin 1970 deri në 350ppm (0,035%) vitet e fundit.
Ajri është po ashtu si uji i domosdoshëm për jetën dhe qëniet tokësore.
Ndotja e ajrit në zonat urbane (qytete)
Zonat urbane janë duke u rritur në mbarë botën e, bashkë me to, edhe nivelet
e ndotjes së ajrit të tyre. Për shembull, Europa eshtë kontinenti më i urbanizuar –
më shume se 70 për qind e banorëve të saj jetojnë në zona urbane. Trafiku i
makinave, djegiet dhe prodhimi industrial kanë çuar në rritjen e përqendrimit të
ndotjeve në ajër. Kjo ndotje e ajrit ka çuar në rritjen e gamës së problemeve të tilla,
si rrezikimi i shëndetit, përshpejtimi i shkatërrimit të materialeve të ndërtimit, dëmtimi
i monumenteve historike dhe rrëzikimi i vegjetacionit brenda dhe rreth qyteteve.
Ndotja e ajrit nga transporti i makinave
Transporti rrugor është burim i rëndësishëm për lëshimin e substancave të dëmshme në
ajër, siç janë: plumbi, benzeni, grimcat e imta dhe benzopireni. Pasojat janë paraqitja e
smogut dhe koncentratet e shtuara të këtyre substancave në ajër. Transporti rrugor
shkakton, gjithashtu, më shumë se gjysmën e shkarkimeve të NOx dhe 35% të
shkarkimeve organike të avullueshme Automjetet me motor nafte prodhojnë grimca
shumë të imta, të cilat janë shumë të dëmshme për shëndetin e njeriut.
Ndotja e ajrit nga industria
Ndotja e ajrit shkaktohet edhe nga industria. Niveli i ndikimit të shkarkimeve varet
nga lartësia e oxhakëve që lëshojnë substancat e dëmshme, si dhe nga drejtimi i erës
(rruga e rrymave të ajrit) që janë karakteristike për vendet ku ndërtohen kapacitetet
industriale. Në ndotësit kryesorë me kohë më të gjatë qëndrimi në ajër përfshihen:
• SO2, NOx dhe amoniaku që duke u bashkuar me ujin dhe ajrin formojnë
komponimet acide duke rritur kështu aciditetin e ambientit jetësor (shirat acide,
aciditet i shtuar në sipërfaqet ujore).
• Substancat që formojnë aerosolet siç janë pluhuri, metalet e rënda dhe ndotësit
e qëndrueshëm organikë.
“Pikat e nxehta”
“Pika të nxehta” është një term i përdorur për të përshkruar një zonë me nivel të lartë të
ndotjes, për një periudhë të shkurtër. Një pikë e nxehtë mjedisore janë rrugët urbane me
trafik të madh, si dhe qytetet ku është e përqendruar industria, si dhe ku janë locuar
ngrohtoret e qytetit me oxhaqet e tyre të mëdha. Popullsia që banon afër burimeve të
ndotjes, është në rrezik të madh nga ekspozimi në këto nivele të larta ndotjeje.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment