Pages

Sunday, October 30, 2016

ISLANDA



Në pjesën veriore të Atlantikut gjendet një ujëdhesë që emri i saj do të thotë vendi i akullit. Fjala është për shtetin e Islandës e cila gjendet 1000 km larg nga brigjet e Norvegjisë. Sipërfaqja e ishullit është 102,775 km² në të cilën jetojnë  rreth 332,000 banorë me një dendësi të vogël të popullsisë prej 3 b/km².
Më herët Islanda ishte pjesë e Danimarkës, kurse si shtet i pavarur bëhet më 7 qershor 1944.  Ky vend është me prejardhje vullkanike. Ajo është e mbuluar me material të llavës dhe në të gjenden rreth 140 vullkan, prej të cilave 26 konsiderohen si aktive. Prej vullkaneve active është i njohur vullkani Heklla, në të cilin prej shek. XIX janë bërë 30 erupcione. Për shkak të erupcioneve vullkanike, të akullit dhe borës, Islanda quhet ’’Ishulli i flakëve dhe akujve’’.


Bregdeti lindor dhe jugor i Islandës është i përthyer në fjorde. Në pjesën jugore e perëndimore bregdeti është zallor dhe i papërshtatshëm për afrimin e anijeve. Përveç vullkaneve, në Islandë ka edhe dukuri tjera postvullkanike sikur që janë gejzerët, prej të cilëve buqet uji i nxehtë deri në lartësi 100 m.  Uji i nxehtë i gejzereve përdoret për ngrohjen e banesave, shtëpive dhe arenzherive ku kultivohen kulturat bujqësore.

Reikjaviku me rreth 105,000 banorë është qyteti më i madh dhe kryeqyteti i këtij shteti kun ë të jeton 1/3 e popullsisë së shtetit.  Emri i qytetit rrjedh prej fjalës Reykja që do të thotë tym. Mbi qytet gati gjithmonë qëndron pezull një perde tymi që krijohet nga avullimi dhe kondenzimi i avullit të ujit të nxehtë.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates