Pages

Saturday, October 29, 2016

RRYMA E GOLFIT


Rryma e Golfit formohet në Gjirin e Meksikës dhe Detin e Karaibeve. Pasi del nga gjiri rrjedh në drejtimin verilindor rreth brigjeve të Floridës. Përafërsisht në gjerësinë gjeografike veriore 40° merr drejtimin kah Evropa, dhe perej këtu quhet Rryma e Verilindore, të cilën e sjellin erërat perëndimore. Kjo rrymë pasi arrin te ujëdhesat britanike, degëzohet në tri drejtime. Njëri drejtim shkon kah jugu, drejtimi i dytë shkon kah verilindja, në pjesët jugore të Islandës, deri në gjerësinë gjeografike 60°, dhe për këto gjerësi paraqet burimimn kryesor të ngrohtësisë.

Drejtimi i tretë rrjedh pranë brigjeve perëndimore të Siujëdhesës Skandinave me emrin Rryma Norvegjeze, dhe uji gjatë dimrit është 8°C. Uji i kësaj rryme arrin deri te Deti Barenc dhe quhet Rryma Nordkape. Në këtë pjesë uji gjatë dimrit ka temperaturë 4°C.
Kjo rrymë ndikon në klimën e Evropës Veriore dhe Siujëdhesës Kola në të cilën gjendet porti Murmansk, i cili edhepse gjendet në gjerësinë gjeografike 69°, uji i detit nuk ngrinë.
Sikur mos të ishte ndikimi i kësaj rryme, pjesa më e madhe e këtij rajoni do të ishte e pabanuar. Prej një sipërfaqe rreth 1 milion km² para bregdetit të Norvegjisë lirohet një energji sa prej 1 miliardë ton naftë.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates