Pages

Saturday, October 15, 2016

Deti Mesdhe




Deti Mesdhe është njëri prej deteve më të mëdha në botë i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 2.5 milion km². Shtrihet në mes tre kontinenteve të botës së vjetër Evropës, Afrikës, dhe Azisë, pra nga pozita e tillë e ka marrë edhe emrin.  Gjatësia lindje-perëndim është 3 860 km, ndërsa gjerësia very-jug është 600 km, thellësia mesatare e tij është 1 500m. Me ngushticën e Sicilisë ndahet në pjesën perëndimore dhe lindore.
Si det dallohet me ndryshime në zhvillimin e bregdetit ku më i përthyer është bregdeti i Adriatikut dhe Egjeut e më pak të deteve tjera. Pra pjesë e detit Mesdhe janë edhe disa gjire skajore që në bazë të vetive quhen edhe si dete, ata janë: Deti Egje, Adriatik, Jon, Tiren, Marmara, Ligur si dhe Deti levant në brigjet Aziatike.
Bregdeti njihet me siujëdhesa të mëdha si Azia e vogël, Ballkanik, Apenin e Pirinej dhe shumë Ujëdhesa të mëdha si Sicilia, Sardenja, Korsika, Kreta, Qipro etj.
Klima mbi Mesdhe karakterizohet me verë të ngrohtë dhe me dimra të butë, me shum reshje në pjesën e ftohtë sidomos të shiut. Gjatë verës janë temperaturat e larta ku mbi 4 muaj nuk zbret nën 18°C, me diellosje që arrinë mbi 2800 orë në vit. Kripshmëria është 40‰  kurse tejdukshmëria 56 m.
Mesdheu paraqet një prej rajoneve më të vizituara turistike në botë.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates