Pages

Wednesday, October 19, 2016

Depressionet


Thellimet e gjera në tokë të cilat shtrihen nën nivelin e detit quhen depresione. Ato përfshijnë një sipërfaqe prej 800 000 km² ose 0,53% e sipërfaqes së ngurtë të tokës. Hapsira të tilla po thuajse kemi në të gjitha kontinentet me diferenca të ndryshme ku p.sh. në Afrikë depresioni më i thellë është liqeni Asal -153 m, në Azi Deti i vdekur -395 m, në Evropë Deti Kaspik -28 m, në Amerikën Veriore Pellgu i ujit të keq -85m, në Amerikën Jugore laguna e thëngjilit -105 m dhe në Australi Liqeni Ejri -16m.
Në të gjithë botën gjenden 63 hapsira depresive, kurse ne më poshtë do ti përmendin 10 depresionet më të thella në botë.
1 Deti i Vdekur (-395 m) gjendet në mes Izraelit, Palestinës dhe Jordanit dhe paraqet hapsirën më të thellë depresive në botë.
2 Qyteti Xherik (-258 m) gjendet në bregun perëndimor, pra territorit palestinez.
3 Liqeni Galilea (-214 m) shtrihet në pjesën veriore të Izraelit dhe shumë afër kufirit me Sirinë.
4 Qyteti Tiberia (-207 m)  është një tjetër hapsirë depresive që shtrihet në brigjet e liqenit Galilean në veri të Izraelit.
5 Depresioni Turpan (-154 m) gjendet në shkretëtirën Takla Makan në pjesën perëndimore të Kinës.
6 Liqeni Asal (-153 m)  shtrihet në pjesën verilindore të Afrikës, përkatësisht në shtetin e Xhibutit.
7 Depresioni i Kaspikut (-138 m) është pjesë e shtetit të Kazakistanit, përkatësisht pjesa lindore e Detit Kaspik.
8 Depresioni Katara (-133 m) është territor i shtetit të Egjiptit dhe bën pjesë në shkretëtirën e Libisë.
9 Depresioni Danakil (-125 m) është pjesë e shkretëtirës me të njejtin emër që gjendet në pjesën veriore të Etiopisë, jo larg brixheve të Detit të Kuq.
10 Laguna e Thënxhillit (-105 m) është hapsira më e thellë në Amerikë e cila gjendet në pjesën jugore të Argjentinës.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates