Pages

Tuesday, October 18, 2016

Si ti njohim njerzitë Intelegjent?!

5 fakte shkencore që tregojnë se jeni më i mençur se disa njerëz të tjerë


Çfarë e përcakton mençurinë? Dhe a i di shkenca faktorët të cilët kontribuojnë në zgjuarsi apo janë shprehitë tuaja që kontribuojnë në atë?

Shumë faktorë të ndryshëm jetësor kontribuojnë në zgjuarsinë tuaj. Pas disa hulumtimeve për disa dekada, shkenca siç duket ka përgjigjen për atë se çfarë e bën një njeri më të mençur se disa të tjerë.


1. Nëse nuk pini duhan
Nëse nuk pini duhan, ju sigurisht se jeni më i mençur se shumica e njerëzve në Tokë. Një studim i kryer më 2010 mbi 20,000 meshkuj gjeti se njerëzit e moshave 18-24 vjeç që pinin duhan kishin një IQ prej 94 pikëve, përderisa ata që nuk pinin duhan kishin 110. Ndryshe, duhani nuk sjellë asgjë të dobishme në jetën tuaj – vetëm se ua shpenzon paratë. Njerëzit e mençur – që do të ndaleshin për të menduar pak, nuk do t’i shpenzonin paratë në tym.

2. Nëse jeni fëmija më i madh
Fëmijët e parë janë zakonisht më të mençur. Gjetjet e reja, të publikuara në New York Times, tregojnë se fëmijët e parë kanë dukshëm një IQ më të lartë se fëmijët e tjerë. Dhe kjo, thuhej në studim, nuk është për shkak të faktorëve biologjik por atyre psikologjik – më shumë për shkak të lidhjes së tyre me prindërit, transmeton lajmi.net.

3. Nëse jeni të hollë
Një studim i kryer në Francë, që i studioi 2,200 të rritur përmes një testi të inteligjencës, gjeti se njerëzit më të trashë kishin rezultatet më të dobëta në test.

4. Nëse nëna të ka ushqyer me gji
Universiteti Duke raportoi se, në dy studime të kryera mbi njerëzit që ishin ushqyer me gji, ishte gjetur se njerëzit të cilët ishin ushqyer me gji kishin një IQ më të lartë se ata të cilët nuk ishin ushqyer me të. Kjo për shkak se qumështi i gjirit ka një gjen të quajtur FADS2, i cili ndikon në një zhvillim më të mirë mental.

5. Nëse jeni majtak
Të gjithë e dimë se njerëzit që shkruajnë me dorë të majtë janë më kreativ dhe më të mençur se ata që shkruajnë me dorë të djathtë. Kjo njihet që nga kohët e lashta ndër kultura të ndryshme. Dhe, kjo mund të jetë arsyeja pse njerëzit e tillë e dominojnë muzikën, industritë kreative dhe kompanitë më të njohura.



No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates