Pages

Tuesday, November 8, 2016

ASTEROIDET


Asteroidet (greqisht: astar-yll dhe eidos-pamje,formë) janë trupa qiellorë të vegjël dhe të ftohtë në formë sferike ose të parregullt. Asteroidet i quajmë edhe  planetë të vegjël ose ndryshe planetoide. Ndriçojnë nga reflektimi i dritës së Diellit. Prej, 60.000 asteroidesh, sa mund të shihen, deri më sot janë studiuar rreth2500. Edhe tani vazhdojnë studimet e tyre.asteroidi më i madh është Cereci, që ka diametrin rreth 768km. Pastaj vijnë asteroidet më të vegjëlsikurse janë: Palada me diametër rreth 489 km, Vesta me 385 km dhe Junona me 190 km. te shumica diametric është vetëm disa kilometra, prandaj nuk shihen me sy të lirë. Forca e gravitetit te asteroidet është e vogël. Se sa është graviteti i vogël i asteroideve na tregon ky shembull: një peshë e rëndë 60 kg në asteroid me diametër prej 6 km do të peshonte vetëm 30 kg. Për shkak të forcës së gravitetit të dobët asteroidet nuk kanë atmosferë.
Më së pari është zbuluar asteroid Cereri më 1 janar 1801 dhe u zbulua nga astronomi Italian Xh. Piaci nga Palermoja. Ai këtë asteroid e quajti ‘’Cerer’’ sipas emmrit të hyjnisë mitologjike, mbrojtëses së Sicilisë. Më 1802 zbulohet Palada, pastaj 1804 Junona, më 1807 Vesta, ndërsa më 1949 Ikar. Gjithashtu asteroidet janë emëruar edhe me emra shtetesh si: Italia, Gjermania, Kroacia, Japonia, pastaj qyteteve emra shkenctarësh etj. si: Moska, Koperniku etj.
Asteroidet lëvizin nëpër rrugë eliptike dhe kryesisht gjenden  ndërmjet trajektores së Marsit dhe Jupiterit, në largësi prej 290 deri 520 milion km. Mirëpo disa asteroide i kanë trajektoret më të zgjatura e sit ë tilla depërtojnë përtej trajektores së Marsit. Tokës etj dhe i afrohen Diellit. Kështu është rasti me asteroidin Ikar, që i afrohet Diellit 28 milion km. Asteroidet rrotullohen rreth diellit për një periudhë prej 1 deri 14 vite të Tokës, ndërsa rreth bushtit të tyre rrotullohen për 4 orë. Vetëm asteroidi Avnomea rrotullohet për 12 orë.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates