Pages

Thursday, October 20, 2016

Sistemi nervor I merimangave


Në zhvillimin e hershëm embrional te merimangat paraqitet sistemi nervor i tipit arthropod, i cili ka në secilin segment të trupit nga një palë ganglione. Por te shumica e llojeve të merimangave, ne fazën adulte sistemi nervor është i përqëndruar në prozomë. Ganglionet janë tërësisht të ngjitura rreth ezofagut, kështu që nuk mundë të caktohet kufiri midis masës nervore dorzale dhe ventrale të sistemit nervor. Nga pjesa e sistemit nervor që ndodhet mbi ezofag, dalin nervat optic, dhe nervat e helicereve. Nga masa nervore e cila është nën ezofag dalin nervat e pedipalpeveshe ekstremiteteve tjera. Nga pjesa e pasme e masës nervore shtrihen dy fije të trasha që shkojnë në opistozomë.

Shumica e llojeve të merimangave kanë nga 8 sy. Numri dhe renditja e tyre janë karakteristike për familjet e tyre.Sytë e merimangave përbëhen nga 2 osee 3 shtresa qelizore pas thjerzës. Kornea e syrit është një pjesë e ndryshuar e e kutikulës së paretit të trupit. Nën korne ndodhet shtresa e hipodermës korneale, e nën te shtresa me qeliza të retinës dhe shkopthave optic.Pas retinës syrin e rrethon kapsula e syrit.

Shumë merimangave i bëjnë sytë dritë. Në të vërtetë, këtë e mundëson një shtresë, e cila ndodhet pas retinës, që quhet tapetum. Tapetumi ka kristale të imëta të cilat e reflektojnë dritën. Sytë e përparme të merimangave janë të tipit everz, kurse të tjerët janë inverz. Këta te fundit kanë tapetum. Në trupin dhe gjymtyrët e merimangave janë gjetur organe në formë lire (liriforme) të cilat si duket funksionojnë si organe të dëgjimit.

Organet e shqisës së të prekurit janë të shpërndara nëpër tërë trupin Këto janë qime të ndryshme të lidhura me skajet e nervave. Për organe të shijimit dhe të nuhatjes dihet shumë pak. Nuk është quid që disa nga organet e në formë lire u shërbejnë për nuhatje dhe për shijim.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates