Pages

Thursday, October 20, 2016

Shqiponjatë




Shqiponjë është emri që u jepet shumicës prej shpendëve te familjes së Accipitridae. Shumica prej më se 60 llojeve të Shqiponjave jetojnë në Euroazi dhe në Afrikë. Jashtë këtij territori mund të gjenden vetëm 14 specie : 2 në Amerikën veriore  (Shqiponja kryebardhë dhe Shqiponja e Artë), nëntë në Amerikën qendrore dhe jugore dhe tri në Australi.


Shqiponjat dallojnë nga zogjtë e tjerë grabitqarë duke qënë se janë shumë të mëdha, shume më të fuqishme si dhe kanë kokën dhe sqepin më të rëndë.Shumica e shqiponjave janë më të mëdha se cdo lloj tjeter zogu , përjashtim bëjnë disa lloje hutash. Përmasat e një shqiponje variojnë nga 500g peshë dhe 40cm gjatësi; deri në 6.7kg - 9kg te shqiponja e Stellerit  ose me një gjatësi deri në 1m si për shembull Shqiponja filipinase


Si të gjithë zogjtë e tjerë grabitqarë, edhe shqiponjat kanë një sqep të fuqishëm për të shqyer mishin e presë, këmbë muskuloze dhe thonj të fortë e të mprehtë. Si shqisën më të zhvilluar kanë shikimin, ndersa nuhatja si te të gjithë zogjtë nuk është edhe aq e mirë (zogu i cili e ka më të fortën shqisë për nuhatje, mezi i afrohet shqisës për nuhatje të njeriut).

Shqiponjat për të gjetur prenë, pra përdorin sytë e tyre. Ky shikim i fortë i shqiponjës vjen si pasojë se kanë bebëzën e syrit shumë të madhe dhe mund ti dallojë edhe difraksionet më të vogla të dritës.

Fermra shqiponjë në të gjitha rastet është më e madhe se mashulli.

Shqiponjat strofkat e tyre i ndërtojnë në drunj shumë të lartë, ose në shkrepa e humnera, të paarritshme për kafshë tokësore. Shumë lloje i bëjnë nga dy vezë. Në shumicën e rasteve zogu me i vogel shndërrohet në ushqim për zogun më te madh , i cili zakonisht është femër , duke qënë se këto të fundit janë më mëdha. Prindërit këtu nuk marrin kurrë pjesë.

Për shkak të madhsisë dhe fuqisë të shqiponjave ato ndodhen ne kryre te zinxhirit ushqimor si grabitqarë alfa. Preja e shqiponjave varion nga lloji. Shqiponjat  haliaestus dhe ichthyophaga preferojnë peshkun por ata gjuajnë dhe kafshë te vogla si psh zogj të ndryshëm detar. Gjarpri është ushqimi i preferuar për shqiponja si : Circaetus, Terathopius, dhe Spilornis, në pyjet tropikalë të Afrikës dhe Azisë , ku variozoni i llojeve të gjarpërinjve është i madh. Shqiponjat e degëzimit Alius janë të parat per të gjuajtur në habitat të hapur , duke kapur cdo lloj vertebrori. Aty ku nuk ka Alius , shqiponjat Buteonine zënë vend. Shumë lloje teë tjera të degëzimit  spiaetus jetojnë ne pyje të dendur. Këto lloj shqiponjash ushqehen me gjitarë dhe zogj.

Mënyrat e gjuetise variojnë nga lloji i shqiponjës dhe i presë. Me disa individë të cilët kanë krijuar teknika të avancuara , shumica e shqiponjave e kap prenë pa u ulur ne tokë , për ta dërguar në një vend të sheshtë e për tu ushqyer me të.

Shqiponja Amerikane është shpendi që është regjistruar me prenë më të rëndë , specifikisht nje dre 6.8 kg. Kjo tregon se shumica e shqiponjave mund te mbajnë në fluturim pre që peshojne shumë herë më shumë se pesha e vetë shqiponjes. Megjithate ne shumicen e këtyre rasteve shqiponja ose ushqehet me prene ne vendin e sulmit ose e transporton atë me pjesë. Shqiponja me kurore ose shqiponja e arte jane dokumentuar te vrasin dhi qe peshojne me shume se 30kg.

Autoret e zogjve  David Allen Sibley,  Pete dune e kanë përshkruar diferencen midis shqiponjave dhe zogjve të tjerë mishngrënës si më poshtë:

"Ata kanë të pakën nje karakteristikë të përbashkët . U vëzhgua se zogjtë prediator shikojnë mrapa kurri

përpara se te sulojnë prenë , duke iu druajtur gjahtarëve të tjerë. Këtë shqiponjat nuk e bëjnë."

Nërmjet shqiponjave gjenden disa nga zogjtë më të mëdhenj prediator.Vetëm Kondorët dhe disa lloje Hutash janë më të mëdhenj.

Në varësi të habitatit ku jetojnë shqiponjat kanë forma dhe madhësi të ndryshme. SHqiponja Harpy dhe shqiponja filipinase kanë krahë të shkurtër duke qënë se jetojnë në habitat pyjor, një karakteristikë kjo e nevojshme për të fluturar shpejt ndërmjet drurëve. Nga ana tjeter shqiponjat e familjes Aquila të cilat jetojnë në terren të hapur kanë krahë shumë të mëdha.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates