Sunday, October 23, 2016
Oksigjeni (oxygen)
Oksigjeni është element shumë i përhapur sa që pa të nuk mund të paramendohet jeta. Kështu dy të tretat (diku reth 65%) e trupit të njeriut përbëhet nga ky element i pazëvendësueshëm. Këtë element në trupin e njeriut e gjejmë në formë të ujit. Oksigjeni është gaz i cili nuk digjet por e ndihmon djegien. Oksigjeni së bashku me hidrogjenin formojn ujin i cili është komponkimi më i përhapur në natyrë. Oksigjeni gjendet ne dy modifikime alotropike si oksigjen i zakonshëm (O2) dhe ozon (O3) Është element halogjen i grupit 16 VIA të sistemit periodik. Është jometal prandaj karakterizohet me veti të jometaleve. Shenja kimike O, numri atomik 8, masa atomike 16. Gjindet i lirë dhe i lidhur. I lirë gjindet në ajër 21%. I lidhur gjindet ne ujë, tokë, shkëmbinj, komponime organike dhe joorganike. Ky element përfitohet në laborator dhe në industri. 1. Përfitohet nëse bëjmë nxemjen e oksidit të zhivës. 2. Nëse bëjmë nxemjen e kloratit të kaliumit.
VETITË: GAZ PA NGJYRË,c PA ERË, nuk digjet por e ndihmon djegien, është më i rende se ajri prandaj gjindet ne shtresat e ulëta të atmosferës,tretet në ujë.
Kompoimet e oksigjenit janë: oksidet, uji dhe peroksidi i hidrogjenit.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment