Thursday, October 27, 2016
KANALI I PANAMASË
Duke u bazuar në idenë me hapjen e Kanalit të Suezit, erdhi mendimi i hapjes së kanalit të Panamasë. Panamaja është shtet i Amerikës së Mesme dhe shtrihet në pjesën më të ngushtë të rripit që lidhë Amerikën Veriore dhe Jugore.
Projektuesi i këtij kanali ishte Ferdinand Lesepsi, i njejti që projektoi edhe Kanalin e Suezit. Punimet filluan në vitin 1881 nën mbikqyrjen e Francës. Problemet financiare dhe epidemitë që përfshinin puntorët gjatë punimeve ishin shkak që Franca të tërhiqet. Pas shpalljes së pavarësisë së Panamasë, SHBA vazhdon punimet, dhe pas 12 viteve ( më 1914) kanali lëshohet në përdorim. Përveq kanalit lidhet marrëveshja që SHBA të kontrollojë edhe zonën e kanalitme gjerësi 17 km gjerësi dhe 80 km gjatësi.
Hapja e këtij kanali përgjysmoi rrugën detare ndërmjet Atlantikut dhe Paqësorit, ku shkurtohet rruga për në ujëdhesat Havaje, Japoni, Zelandë të Re Australi Lindore etj. Gjatësia e kanalit është 65 km, gjerësia nga 100 deri 300 m dhe thellësia minimale 12 m. Gjatë ndërtimit të kanalit qeveria amerikane ka paguar miliona dollarë vetëm në zhdukjen e mushkonjës që ishte shkaktare e vdekjes së 25 mijë punëtorëve.
Çdo vitë nëpër kanali kalojnë mbi 10 000 anije të cilat SHBA-ve u sjellin fitime të mëdha. Panamaja ka kërkuar që SHBA-të ti japin fund kontrollit në zonën e kanalit. Pas negociatave delikate më 1977 u arrit marrëveshja për mënyrën se si SHBA-të do të largoheshin , së pari nga zona e kanalit dhe më vonë edhe nga kanali.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment