Pages

Monday, October 24, 2016

DUKURIA E BIFURKACIONIT NË BOTË


Dukuria e Bifurkacionit ose Bigëzimit është ajo dukuri kur një lum në mënyrë natyrale ndahet në dy degë dhe pastaj degët bashkohen me lumenjë tjerë të cilët derdhen në drejtime të ndryshme. Në botë ka raste të shumta të kësaj dukurie, mirëpo ne do ti përmendim disa praj tyre.
Lumi Kaskuar është një kanal i madh natyror i cili lidhë përmes Rio Negros, Amazonin që derdhet në Atlantik, kurse në veri lidhet me Orinokon që i takon pellgut të Detit të Karaibeve.

Divid Krek (Përroi i përçarë)  në Kanada është një tjetër lunm që ka këtë dukuri. Ai ndahet në dy degë në afërsi të kufirit Alberta-Kolumbia Britanike, ku njëra degë rrjedhë në perëndim dhe derdhet në Oqeanin Paqësor. Kurse tjetra në lindje në Gjirin e Hodsonit (O. Atlantik).

Lumi Kalau në Rusinë jugperëndimore në afërsi të depresionit Kuma-Maniq ndahet në degën perëndimore që derdhet në lumin Don (Deti Azov) kurse dega tjetër derdhet në Detin Kaspik.



Lumi Nerodime në Kosovë është në mesin e lumenjëve të rrallë që ka dukurinë e Bifurkacionit, ku njëra degë rrjedhë ë drejtim të jugut dhe derdhet në Lepenc (Deti Egje), kurse dega tjetër rrjedhë në drejtim veri ku kapet me Sitnicën ( Deti i Zi). Bifurkacioni i Nerodimës është i mbrojtur me ligj që nga viti 1979.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates