Thursday, October 20, 2016
ALPET
Alpet paraqesin sistemin malorë më të lartë në Evropë, dhe emri i tyre rrjedhë nga fjala kelte Alp që do të thot mal i lartë. Këto male shtrihen në shtatë shtete: Itali, Francë, Gjermani, Austri, Lihtenshtajn, Zvicërr dhe Slloveni me një sipërfaqe prej 220 000 km² ku gjatësia nga gjiri i Gjenovës e deri te Panonia është 1200 km kurse gjerësia lëvizë prej 130-260 km. Malet ndahen në perëndimore dhe lindore të cilat i ndanë lugina e liqenit të Bodenit dhe atij Komo. Alpet Perëndimore janë më të larta të cilat kulminojnë me majën Mount Blank (Mali i Bardhë) i lartë 4 807 m.
Si pasojë e lartësisë së madhe mbidetare pjesët e larta të këtyre maleve gjenden nën borën dhe akullin e përhershëm. Kufiri i borës në Alpet Perëndimore 2 500 m kurse në ato lindore 3 200 m, ku skijimi mundësohet gjatë tërë vitit.
Në Alpe gjendet një numër i madh i akullnajave (1 200) që kanë një sipërfaqe prej 4 100 km² ku më e madhja është ajo e Aleçit me gjatësi 27 km dhe sipërfaqe 169 km² që në frengjisht quhet Mer de Glas ( Deti i akullit).
I pari që pushtoi majën më të lartë të Alpeve 4 807 metra ishte Zhak Bellmet në vitin 1787. Sot Alpet paraqesin një prej regjioneve më të vizituara në botë ku gjenden 3 000km² terrene skijimi dhe rreth 11 000 teliferiqe.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment