Acidet nukleike(bërthamore,atomike) janë makromolekula(apo molekula të mëdha),të cilat janë të përbëra nga nukleotidet(njësi themelore) dhe nga vargjet polinukleotide(ose nga një numër i madh nukleotidesh).Këto acide janë të përbëra përveç prej nukleotideve dhe vargjeve polinukleotide,edhe nga monosakaridet pesë pjesëshe apo pentozat(pra nga sheqernat dezoksiribozë dhe ribozë) si dhe nga acidi fosorik dhe dy lloje të bazave:bazat purine dhe ato pirimidine.Bazat purine janë:adenina(A) dhe guanina(G),kurse bazat pirimidine janë:citozina(C) dhe timina(T).Por,kemi dy lloje të acideve nukleike,të cilat janë:acidi dezoksiribonukleik apo ADN dhe acidi ribonukleik apo ARN.Ka dallime dhe ngjajshmëri në mes këtyre dy acideve nukleike sa i përket përbërjes së tyre.Tani do i shohim se nga çka përbëhen ato në të vërtetë.
Përderisa kemi hasur që në jetën e përditëshme të dëgjojmë për ADN-nën apo ARN-nën,ato kanë një përbërje të tillë:acidi dezoksiribonukleik(ADN) është i përbërë nga sheqeri apo monosakaridi dezoksiribozë prej të cilit edhe e ka marr emrin(dezoksiribozë-acidi dezoksiribonukleik),nga acidi fosforik,nga dy vargje polinukleotide në formë spirale si dhe kombinimin në mes të një baze purine dhe një baze pirimidine:adeninë-timinë(A-T) dhe guaninë-citozinë(G-C).Ndërsa acidi ribonukleik(ARN) për dallim nga përbërja e ADN-ës ka këtë përbërje:është i përbërë nga sheqeri ribozë nga edhe e ka marr emrin(ribozë-acidi ribonukleik),më pas është i përbërë vetëm nga një varg polinukleotid,i cili mund të palohet dhe të merrë formën e gjethit të tërfilit,përderisa ADN-ja kishte dy vargje polinukleotide,ARN-ja ka vetëm një.ARN-ja ashtu si ADN-ja ka acidin fosforik dhe bazat purine e pirimidine.Mirëpo një dallim te këto baza është se te bazat pirimidine të ADN-ës është citozina(C) dhe timina(T),kurse te bazat pirimidine të ARN-ës është citozina(C),por jo timina(në vend të saj është uracila(U).Kështu vërejmë edhe ngjajshmëritë po edhe dallimet mes tyre për nga përbërja.Por,kombinimi i një baze purine dhe një pirimidine ashtu si vlen te ADN-ja,vlen edhe te ARN-ja.Përveç se në vend të timinës së ADN-së,te ARN-ja kemi uracilën.Kështu janë bazat e kombinuara në ARN:adeninë-uracilë(A-U) dhe guaninë-citozinë(G-C).
Për dallim nga ADN-ja,ARN-ja ka tri forma të sajë,të cilat janë:ARNi(ARN informues),ARNt(ARN transportues) dhe ARNr(ARN ribozomal).ARNi-është acidi ribonukleik informues,i cili informon citoplazmën qelizore për sintetizimin e aminoacideve për përfitimin e proteinave.Përderisa ARNt-është acidi ribonukleik transformues,i cili i transporton informatat për sistetizimin e proteinave në citoplazmë,dhe ARNr-është acidi ribonukleik ribozomal,ka të bëj me ribozomet,nga të cilat edhe e ka marr emrin ky acid nukleik.Pasiqë ribozomet janë ato që bëjnë sintetizimin e aminoacideve për përfitimin e proteinave.Pra të tri format e ARN-ës kanë një lidhje të funksioneve pasi njëra formë informon citoplazëm dhe ajo është ARNi,këto informata transportohen në citoplazmë me ndihmën e ARNt dhe funksioni kryesor ai i ribozomeve në sintetizimin e aminoacideve bëhet nga ARNr.
No comments:
Post a Comment