Saturday, October 22, 2016
5 UJËDHESAT MË TË MËDHA NË BOTË
Në sipërfaqen e tokës gjenden masa të mëdha tokësore që quhen kontinente. Kurse përreth këtyre gjenden numër i madh copëzash toke të madhësive të ndryshme të rrethuara në të gjitha anët me ujë që quhen ujëdhesa (ishuj). Ato paraqiten të vequara ose në grumbuj, ose i takojnë ndonjë shteti ose shumë shteteve.
Në vazhdim do ti përmendim ujëdhesat më të mëdha në botë dhe disa karakterisitika të tyre.
1. Grenlanda është ujëdhesa më e madhe në botë me një sipërfaqe prej 2 175 km², gjendet në very të Atlantikut, përkatësisht mes kufirit të Oqeanit Atlantik dhe atij Arktik. Emri i saj do të thotë rripi i gjelbër për shkak të pjesëve bregdetare që janë më të përshtatshme për banim kurse pjesa tjetër është e mbuluar me borë dhe akull. Ujëdhesa i takon Danimarkës dhe në të jetojnë mbi 50 000 banorë kryesisht eskimez.
2. Guinea e Re me një sipërfaqe prej 785 853 km² është e dyta në botë. Ajo gjendet në veri të Australisë dhe bënë pjesë në arkipelagun e Malajes. Pjesa më e madhe e ujëdhesës ëshë e mbuluar nga pyjet ekuatoriale. Dhe në të jetojnë fise të ndryshme indigjene dhe të izoluara. Pjesa perëndimore i takon Indonezisë kurse ajo lindore shtetit Papua Guinea.
3. Borneo (Kalimantan) është ujëdhesa e dytë më e madhe e Arkipelagut të Malajës dhe e treta në botë me 743 330 km². Pjesa më e madhe i takon Indonezisë, rreth 30% i takon shtetit të Malejzisë dhe në një pjesë të vogël është krijuar shteti i Bruneit.
4. Madagaskar është ujëdhesa më e madhe e Afrikës. Shtrihet në lindje të kontinentit me një sipërfaqe 587 041 km² dhe në të përfshihet vetëm një shtet. Popullsia në këtë shtet arrinë mbi 22 milion banorë.
5. Ujëdhesa Bafin është më e madhja e Arkipelagut të Arktikut e cila është pjesë e shtetit të Kanadës. Ka një sipërfaqe prej 507 451 km² në të cilën si pasojë e kushteve klimatikë jetojnë vetëm 10 800 njerëz.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment