Pages

Sunday, October 30, 2016

10 SHTETET ME MË SË SHUMTI UJËDHESA

Në botë ekzistonjë një numër i madh shteteve të cilat kanë numër të madh ujëdhesash, përkatësisht mund të themi që të gjitha shtetet që kanë dalje në ndonjë det ose liqe, kanë të paktën disa ujëdhesa.
Mirëpo cilat janë shtetet më numrin më të madh të ujëdhesave do ta mësoni në vazhdim.

10 Bahamet përbëjnë një arkipelag në Atlantikun perëndimor, përkatësisht jo shumë larg brigjeve të SHBAve. Arkipelagu përfshinë 700 ujëdhesa prej të cilave 30 janë të banuara. Është shtet i cili ka sipërfaqe prej 13 940 km² në të cilën jetojnë rreth 300 mijë banorë.

9 Ujëdhesat Solomone gjenden në grupin e ujëdhesave të Melanezisë, përkatsisht në verillindje të Australisë. Ky arkipelag përfshinë 900 ujëdhesa me një sipërfaqe 28,400 km².

8 Maldivet shtrihen në jug të Indisë, në to përfshihen 1200 ujëdhesa që bashkërisht kanë një sipërfaqë prej 395 mijë banorë. Prej numrit të përgjithshëm të ujëdhesave 200 janë të banuara kurse 80 shfrytëzohen vetëm për turizëm.

7 Ujëdhesat britanike janë pjesë e Evropës që përfshijnë një sipërfaqe prej rreth 250 mijë km² të ndarë në disa shtete që janë nën kurorën mbretrore britanike. Këtu jetojnë mbi 60 milion banorë. Kjo hapsirë përfshinë rreth 6200 ujëdhesa shumica prej tyre janë shumë të vogla.
6 Japonia është njëri ndër shtetet me numrin më të madh të ujëdhesave në botë. Mbi 6300 ujëdhesa e përbëjnë këtë shtët prej të cilave 430 janë të banuara, gjithsej kanë sipërfaqe prej 377 400 km² ku jetojnë 130 milion banorë.

5 Arkipelagu i Filipineve numëron rreth 7000 ujëshdesa me sipërfaqe 300 000 km² ku jetojnë mbi 100 milion banorë. Ky shtet shtrihet në Azinë Juglindore dhe ka dalje në Oqeanin Paqësor dhe Detin e Kinës Jugore.

4 Australia është i vetmi shtet që njëherit përfaqëson një kontinent, ku ka një sipërfaqe prej 6.5 milion km² ku jetojnë rreth 25 milion banorë.. Edhe ky shtet gjendet në mesin e atyre me numrin më të madh të ujëdhesave (8200) shumica prej tyre janë të pa banuar.
3 Indonezia është shteti i tretë me numrin më të madh të ujëdhesave. Shtrihet në Azinë Juglinore dhe shteti ka në pronësi disa prej ujëdhesave më të mëdha në botë. Bashkërisht janë 13 400 ujëdhesa ku rreth 900 janë të banuara. Në këta ishuj jetojnë 250 milion banorë, në një sipërfaqe prej 1,9 milion km².

2 Kanada me sipërfaqe mbi 9 milion km² është në vendin e dytë në botë, dhe gjithashtu me numrin e ujëdhesave është në vendin e dytë me rreth 30 000 ujëdhesa. Disa prej tyre janë shumë të mëdha mirëpo numri i banorëve është i vogël. Kanada ka 336 milion banorë.

1 Finlanda është shteti me numrin më të madh të ujëdhesave në botë. Ajo ka rreth 100 000 ujëdhesa shumica e të cilave gjenden në pjesët e brendëshme të liqeneve. Përkatësisht në qdo 1 km² të këij shteti gjenden rreth 780 ujedhesa. Finlanda ka 338 mijë km² ku jetojnë 5.4 milion banorë.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates