Ajo është dukuri kur në shtresat e ndryshme të ajrit shihen në largësi viset, objektet dhe figurat e ndryshme si psh lisa, shtazë, anije, liqene etj shpeshherë të zmadhuara dhe të deformuara. Deri te kjo dukuri vije nga shkaku i thyerjes së rrezeve të dritës dhe reflektimit total me rastin e kalimit të tyre ndërmjet shtresave të atmosferës me dendësi të ndryshme. Më së shpeshti paraqitet në vist tropike, shkretëtira dhe në dete ku shtresat e ajrit janë shumë të ngrohta dhe të rralla. Prej këtyre shtresave kthehen rrezet e ndritshme dhe në to, si ndonjë pasqyrë projektohen objektet e ndryshme të largëta.
Në shkretëtira fata-morgana paraqitet më së shpështi si sipërfaqe e ujit ose liqenit dhe udhëtarët shpesh vrapojnë duke menduar se është ujë dhe sa më shumë që iu afrohen ajo largohet nga ata dhe më pas zhduken. Shumë grupe karavanesh kanë gjetur vdekjen në shkretëtira duke ndjekur ‘liqenet’ e kota.
Kjo dukuri paraqitet edhe në rrugë të asfaltuara gjatë kohës me temperature të larta ku pjesët e largëta të asfaltit duket sikur janë të mbuluara më ujë.
No comments:
Post a Comment