Pages

Saturday, October 22, 2016

DETI I VDEKUR


Deti i vdekur gjendet në Lindjen e Mesme në mes Jordanit në lindje dhe Palestinës dhe Izraelit në perëndim. Realisht ai është liqen pasiqë është një gropë e mbushur më ujë dhe që nuk ka lidhje me detin, mirëpo quhet det pasi uji i tij përmban kripë.
Deti ka një sipërfaqë prej 600 km², gjatesia e tij very-jug është 50 km kurse gjerësia veri- jug 15 km, thellësia maksimale është 304 m. Ky det dhe rrethina e tij është hapsirë depresive, shtrihet në -395 metra nën nivelin e detit dhe paraqet hapsirën më të thellë dëpresive në botë.

Emri Deti i Vdekur ka ardhur si rezultat i sasisë së madhe të kripës që gjendet në ujin e tij dhe për këtë nuk ka botë bimore dhe shtazore. Kripshmëria ose sanaliteti në këtë det arrin në rreth 34‰ dhe e fut atë në mesin e deteve me kripshmëri të madhe. Kjo si rezultat se hapsira ku gjendet deti është me temperature të larta dhe me sasi të vogël të reshjeve, gjithashtu me pak rrjedhje lumore që derdhen në te. I vetmi lum i madh që derdhet në të është lumi Jordan.

Si pasojë e një kripshmërië të made dendësia e uji është 1.24kg/l qka bënë të mundur që njerëzit të notojnë mbi ujë pa ndonjë vështërsi dhe shum lehtë. Nga deti çdo vit nxirret sasi e madhe e kripës, gjithashtu nga ky det nxirret edhe një material  si lloj bitumi që është perdorur në të kaluarën nga egjiptianët për balsamimin e trupave.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates