Pages

Tuesday, November 1, 2016

UDHËTIMI I PARË RRETH BOTËS



Në fillim të shek. XVI te spanjollët dhe portugezët ka filluar të mbizotërojë mendimi se Amerika ngjashëm si Afrika ngushtohet ka jugu, dhe se mund të lundoreht prej Atlantikut në Oqeanin Paqësor. Një prej përfaqësusesve më të flaktë i këtij mendimi ishte Fernando Magelani. Pas mospërfilljes së planit të tij nga mbreti portugez, ai shpërngulet për ne Spanjë ku të njejtin plan ia shfaq mbretit spanjoll, ku edhe i miratohet plani. Kështu me datë 20 shtator 1519 me 5 anije dhe 165 anëtarë të ekuipazhit niset nga porti San Lukar.
Flota niset kah jugperëndimi dhe më së pari arrinë në ujëdhesat Kanarie, e pastaj drejt jugut e jugperëndimit. Në muajin janar ekspedita hyri në gjitin e Rios dhe duke menduar se kanë arritur në grykëderdhjen e ndonjë lumi atë e quajtën  Rio de Janeiro- Lumi i Janarit.

Anëtarët e ekuipazhit dimri i zuri pranë bregdetit të Patagonisë, prandaj u detyruan atje të qëndrojnë prej 31 marsit deri më 18 tetorë 1520. Këtu marinarët takohen me vendësit të cilët i quajtën patagonë (këmbë mëdhenjë) sepse këmbët i kishin  të mbështjellura me lëkura kafshësh. Pas shumë mundimesh ekspedita gjeti kalimin për në Oqeanin Paqësor në mes amaerikës Jugore dhe Tokës së zjarrtë ku ngushtica më vonë mori emrin e Magelanit, e ujëdhesa nga jo se gjatë kalimit të anijeve banorët vendës si pasojë e kohës së ftohtë ndiznin zjarre të mëdha dhe u quajt toka e zjarrtë. 
Anijet e Magelanit udhëtuan për 99 ditë në Oqeanin e pafund të cilin e pagëzuan si i ‘’Qetë’’ ose ‘’Paqësor’’, ngase gjatë kësaj kohe oqeani ishte i qetë dhe pa dallgë. Pas shumë kohësh ekspedita arriti të ujëdhesat Mariane e prej aty drejt Filipineve, ku më 27 prill 1521 ka vdekur në luftë me vendësit. Ekspedita më pas vazhdon nën udhëheqjen e Sebastin del Kanos drejt Oqeanit Indian, kepit të shpresës së Mirë dhe prap futet në Atlantik. Pas lundrimit 3 vjeqar, vetëm me anijen Viktoria me 18 anëtar të ekuipazhit të mbetur gjallë më 6 shtator 1522 hyri në limanin San Lukar. 
Me këtë përfundoi lundrimi i parë rreth botës ku u dëshmua forma sferike e tokës, dhe se masaa ujore përfshinë në planet sipërfaqe më të madhe se ajo tokësore.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates