Pages

Tuesday, November 1, 2016

ANDET


Andet janë vargmale të reja të cilat shtrihen në perëndim, prej Panamasë në veri e deri te kepi Horn në jug, me gjatësi prej 9000 km. Andet janë vazhdim i Kordilereve të Amerikës Veriore dhe asaj të Mesme. Këto male shtrihen paralel bregdetit të Paqësorit dhe paraqesin sistemin më të gjatë malor në botë.
Për nga krijimi janë male të reja dhe përbëhen prej vargmaleve paralele, midis të cilave shtrihet rrafshnalta e Bolovisë dhe e Perusë, lartësia e të cilave është prej 4000-5000 m.

Maja më e lartë në Ande është Akonkagua me lartësi 6959 m dhe ka shumë kupa vullkanike. Andet paraqesin një zonë labile tektonike ku shkaktohen shumë tërmete dhe kur lëkundjet shkaktohen në hapsirën detare të Oqeanit Paqësor shkaktojnë shpeshherë valë të mëdha detare, deri në 15 m lartësi, të njohura si cunami, dhe mund të jenë shkatrrimtare.
Këto male ndahen në Ande Veriore, Qëndore dhe Jugore. Andet pengojnë depërtimin e erërave perëndimore brenda në kontinent. Në Ande janë krijuar shumë liqene, ndër të cilët është Titikaka që gjendet në lartësi rreth 3800 m, gjithashtu nga këto male e kanë burimin shumica e lumenjve të Amerikës latine.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates