Tuesday, November 1, 2016
LUKSEMBURGU
Është shtet i Beneluksit i cili gjendet në mes të Belgjikës, Francës dhe Gjermanisë me një sipërfaqe 2586 km² në të cilin jetojnë 576 mijë banorë.
Relievi përbëhet prej 3 krahinave të ndryshme: Ardenet në veri, depresioni argjilor në qendër dhe platos në jug. Klima është e mesme kontinentale nën ndikimin e Atlantikut. Ardenet mbrojnë këtë shtet nga erërat e ftohëta të veriut. Lumi më i madh është Mozeli që kalon në kufirin lindor kurse dega e tij Sauer i mbledh ujërat e të gjithë shtetit.
Në kongresin e Vjenës 1815, Franca dhe Prusia kërkojnë që Luksemburgu të jetë pjesë e tyre duke parë rëndësinë e tij të trefishtë: xehet e hekurit, rruga që qon përgjat Mozelit dhe thëngjilli. Pretendimet e shteteve quan në përshpejtimin e pavarësisë që ndodhi në vitin 1866 në kufijt e sotëm. Pavarësinë e fiton në union me Holandën, pastaj deri në vitin 1918 ishtë në union me Gjermaninë dhe prej vitit 1920 ka lidhje ekonomike me Belgjikën.
Pjesa më e madhe e popullsisë janë gjermanë mirëpo gjuhë zyrtare është frëngjishtja ndërsa në biseda jozyrtare dominon gjermanishtja. Luksemburgasit kanë prejardhje gjermane dhe në përbërjen etnike marrin pjesë me 70%, pjesa tjetër janë: portugezë, italianë, francezë, gjermanë, belg etj.
Kryeqendra e vendit është Luksemburgu me rreth 107 mijë banorë, që njëherit është edhe qyteti më i madh.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment