Kosova dallohet si shtet më tepër malor sesa fushor. Ketë e dëshmon fakti se 63% e territorit të saj është kodrinor e malor kurse 37% fushor. Malet e Kosovës ndahen në male periferike dhe qëndrore të cilat në mes veti dallojnë në shumë aspekte. Se Kosovën mund ta quajmë si vendi i maleve e dëshmon fakti së brenda territorit të saj gjenden 56 maje malore të cilat arrijnë lartësinë mbi 2000 metra e 19 prej tyre arrijnë lartësi mbi 2500 metra. Pothuajse të gjitha këto maje i takojnë maleve të Sharrit dhe Alpeve Shqiptare.
Malet më të larta në Kosovë janë:
1 Maja e Njerit 2658 m
2 Gjeravica 2656
3 Bistra lindore 2651
4 Bistra perendimore 2641
5 Rudoka e Vogël 2629
6 Tërpeznica 2610
No comments:
Post a Comment