Pages

Sunday, October 30, 2016

Menagjimi I mbetjeve sfida e ketij shekulli




Problemi i mbetjeve ngelet nje nga sfidat me madhore te ketij shekulli.Qysh heret njerezit i depozitonin mbetjet e tyre ne vende pa asnje fare sigurie,shumica prej tyre digjeshin duke emetuar gaze toksike dhe duke u kthyer ne rrezik per jeten e banoreve.Me kalimin e viteve rritja e popullsise filloi te rritej me hapa te shpejte, keshtu u ndje nevoja per krijimin e kushteve me komode te cilat e reduktonin ne mase ndotjen dhe ne te njejten kohe dhe masen e mbetjeve.U krijuan vend-depozitimet te njohura me emrin landfilled (gropa ku depozitoheshin mbetjet),kjo ngjarje u pa si zgjidhje e problemeve ne lidhje me mbetjet por ishte vec pikenisja e problemeve.Pasi krijimi i ketyre hapesirave te mbushura me mbetje nuk conte thjesht ne reduktimin e mbetjeve por ne clirimin e shume lendeve toksike si gazet e shumta qe vinin nga biodegradimi i mbetjeve dhe ujrat e ndotur(shllami)te cilet permbanin nje potencial ndotes per ujrat nentokesore.Problemet nuk kane te mbaruar pasi me vone u vune ne prakitke furrat e djegje(inceneratoret) te cilat u bene armiku numer nje i mjedisit pasi emetimet e tyre ishin te pallogaritshme dhe ndotesit me potencial te tyre ishin dioksina dhe furan kto perberje organike te ciat vune ne rrezik jeten e mijra njerezve.Me kalimin e viteve keto teknologji u zhvilluan duke e ulur ndjeshem ndikimin e tyre ne mjedis por prap ato shfaqin probleme dhe ne ditet e sotme. Po marrim disa shembuj te cilet mund te jane teje trondites.
Ne USA aktulisht operojne rreth 75.000 landfill dhe rreth 75% e tyre nuk kane nje sistem te mirefillte per menaxhimin e shllamit i cili filtrohet ne ujrat nentokesore.Landfilli me i madh ne bote Fresh Kills cili ndodhet ne New York cili mbulon nje siperfaqe rreth 1000 hektar dhe arrin nje lartesi rreth 150m nuk eshte i pajisur me sistemin e shtresave per mosdepertimin e ujrave te ndotur ne ate nentokesor.Por pikepytja qendron cdo te behet ku te arrije fundin e kapacitetit ky landfill?Shumica do te thone te gjejme nje toke tjeter dhe do ndertojme ne te,por dhe kjo nuk eshte nje zgjidhje pasi te dhenat e meposhtme tregojne te kunderten.Ne vitin 1990 hapesira per cdo person perllogaritej te ishte rreth 2.4 hektar ndersa ne vitin 2020 parashikohet vetem 1.5 hektar do jete e disponueshme per cdo person.Shikojme qe “pushtimi” i tokave ngado nuk eshte me interes.Por mos harrojme qe rreth 93 qytete ne vitin 2025 mendohet qe te kalojne rreth 5 milion banore,pra nr i banoreve rritet,gjenerimi i mbetjeve rritet hapesira per depozitim zvogelohet.Nga te dhenat e mesiperme duket sikur nuk ka zgjidhje,zgjidhje ka dhe cdo varet nga ne nga vete njerezit.Shume prej produkteve qe ne perdorim kane nje vlere pasi ato kane mundesi te riciklohen dhe te kthehen serish ne lende te pare,ose ne shume materiale(leter,plastike,qelq) egziston mundesia e riperdorimit te tyre duke mos i kthyer ne mbetje dhe keshtu duke e zvogeluar ne mase numrin e tyre.
Me ndihmen jo vetem te atyre qe e duan mjedisin por dhe atyre qe jetojne ne kete mjedis mendoj se shume shpejt do kemi nje reduktim ne mase ne sasine e mbetjeve.Persa i perket teknikave per menaxhimin dhe asgjesimin e mbetjeve ajo i perket inxhinierve qe dita dites hasen me sfida nga me te ndryshme persa i perket mbetjeve.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates