Pages

Sunday, October 30, 2016

LIHTENSHTAJNI


Është shtet i vogël i Evropës në mes të Zvicrrës dhe Austrisë. Është një principatë që gjendet në union ekonomik me Zvicrrën dhe me gjithë këtë ai ka ruajtur të gjitha elementet e një shteti. Sipërfaqja e ti ështe 160 km² ku jetojnë 37 mijë banorë me një dendësi prej 227 b/km².
Relievi është kryesisht malor pasiqë shtrihet në mes të Alpeve Perëndimore dhe Lindore, dhe vetëm 1/4 e territorit është ultësirë. Klima është alpine dhe përgjat Renit është e mesme kontinentale. Nëpër  Lihtenshtajn rrjedh rrjedha e epërme e Renit e cila këtu merr degën Ilu. Rreth 20% e territorit është nën pyje të pishave dhe gjetherënëse.
Të ardhurat kryesore Lihtenshtajni i realizon nga turizmi dhe Industria. Në industri punojnë rreth 40 fabrika të tekstilit, drurit, lëkurës dhe industrisë ushqimore.
Shtet i pavarur Lihtenshtajni bëhet në shek XIV dhe territori i tij pak rritet në shek XV. Emri i këtij shteti ka ardhur nga një familje Lihtenshtajn që i takojnë meritat më të mëdha për krijimin e shtetit. Kryeqendra e këtij shteti është Vaduc me 5000 banorë dhe emri i tij vjen nga latinishtja ‘’ Vallcis dullis’’ që do të thotë lugina e ëmbël.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates