Pages

Sunday, October 30, 2016

DIAMANTET

Diamant është modifikim alotropik i karbonit, është materiali më i fortë që gjindet në natyrë. Diamanti ka shkallën më të lartë të shkrirjes (3820 K ose 3547 °C).

Sipas Mohsit ai zë vendin e parë me fortësi 10 (shkalla e Mohsit nenkupton percaktimin e fortesis se mineraleve sipas grryerjes).
 
Në shtypje normale atmosferike dhe në temperaturën e dhomës ai termodinamikisht është jostabil dhe mund të shëndrrohet në grafit, mirëpo ai shëndrrim është aq shumë i ngadalshëm prandaj praktikisht diamanti konsiderohet si substancë stabile.
Kimikisht diamanti dhe grafiti janë të njëjte dmth të dy janë të përbërë nga karboni i paster me formulë C, mirepo dallimi qëndron tek rrejta kristalore dhe diamantet formohën në temperaturë dhe presion shumë të lartë ndersa grafiti në temperature dhe presion të ulte.

Kimikisht diamanti=me grafitin, por fizikisht diamanti  grafitin.
Në natyrë hasen dy forma kristalore të diamanteve kubike dhe heksagonale.
Diamanti kubik
Diamanti në natyrë gati ekskluzivisht paraqitet në formën kubike, krijohet në vullkanet e gazit, me ftohjen e shpejtë të materialit eruptiv të cilat i janë nënshtruar shtypjes ekstreme. Diamanti kubik kristalizon në formë të rrjetit, në natyrë haset si kristal në formë të okteaedrit.

Diamanti heksagonal krijohet në sasi mikroskopike gjatë goditjeve të meteoritëve në tokë. Ky lloj diamanti mund të krijohet në mënyrë artificiale. Diamantet e krijuar artificialisht nihen si diamante sintetike.

Shkembinjte me të cilet lidhen Diamantet janë Kimberlitet  të cilet janë shk. Ultrabazike efuziv.



Ngjyra dhe shkelqimi i Diamanteve:
Diamantet mund të kene ngjyra të ndryshme, mirpo shkelqimi i tyre vazhdimisht është shumë i madhe.

Përdorimi:
Diamanti për shkak të fortësisë përdoren si mjet për prerje, shpuarje, gërryerje dhe për lëmuarje.
Sot rreth 40% e diamantit prodhohet në mënyrë artificiale.

Përafërsisht 49% e diamantëve vjen nga Afrika jugore dhe qendrore, po ashtu miniera të tjera janë të gjetura në Kanada, Indi, Rusi, Brazil dhe Australi. Ai gjindet në brendësi të thellë të tokës, aty ku presioni dhe temperaturat e larta i mundësojnë diamantit të formohet, dhe nxerret në sipërfaqe.
Nxjerrja dhe distribuimi i diamantëve natyrale është shpesh në shënjestër të konfliktëve.
Sipas mitologjive thuhet së qdo muaj i vitit përfaqesohen nga një gur i qmuar, kështu që Diamanti lidhet me muajin Prill.

 

“Kur nuk arriten që diamantit ti gjendet
 ndonjë defekt atëhere than që shkelqimi 
i tij vret syt”

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates