Pages

Monday, October 24, 2016

Çjanë lentet ajrore të Tokës


  E mërkurë, 28.3.2001, dita e tretë e zjarrit në ishullin e Samos. Në televizion duken gjuhë zjarri në shpatet e maleve të gjelbëruara si dhe pranë vilave, zjarr që vazhdon edhe natën. Situata mjaft e vështirë, zjarrfikëse e avionë të posaçëm përpiqen ta shuajnë por e pamundur. Një grua e moshuar tregon se ndërsa shikonte flakën në mal, një makinë e ndalur para saje, për fat pa njerëz brenda merr flakë vetiu. Kjo shpjegohet duke u bazuar në Teorinë e Re Gravitacionale (TRG), në lidhjen organike që kanë ngjarje të tilla me tërmetet. Tërmeti i fundit në territorin e Greqisë e ka “gunguar” atë. Efekti minimal në këtë rast do të ishte vijimi i një klime të ngrohtë e pa rreshje. Lëvizja e Polit të Veriut në kuadratin e tij dhe tërmetet e tjera në glob këtë radhë kanë shtuar tintën (rezultanten e disa vetive) e veprimit në Ballkan, ku territori më i ndjeshëm është Greqia. Ndodh kështu katastrofa e lentes ajrore. Me qenë se TRG konsideron si shkak të këtyre zjarreve të mëdhenjë veprimin e atmosferës, le t`i quajmë këto zjarre atmosferikë, për t`i dalluar këto nga ato zjarre të cilat në kushte normale nuk mund të marin përmasa të tilla qoftë dhe sikur ndonjë keqdashës t`i ketë provokuar ato.
 Zjarri atmosferik krijohet kur plotësohet kushti i  “gungimit” tokësor, çka ndodh gjithmonë pas tërmeteve të mëdhenjë dhe që varet si nga amplituda ashtu edhe nga madhësia e territorit që prek tërmeti si dhe nga qëndra grav. e Tokës që ndryshon pozicionin vahdimisht. Pas këtij veprimi, Dielli dhe Hëna me “lojën” gravitacionale favorizojnë efekte dytësore, që në rastin tonë janë lentet atmosferike.
  Si lindin lentet atmosferike dhe a mund të evitohet efekti i dëmshëm i tyre?
 Është i njohur fenomeni i baticave dhe zbaticave të detit.Ato janë rezultat i bashkëveprimit fizik gravitacional të Tokës me Diellin dhe Hënën. Duket sikur  me magji  niveli i ujit ngrihet dhe ulet në mënyrë periodike dy herë në ditë. Mirëpo nga një vrojtim i kujdesshëm i këtij fenomeni do të dallonim se vlera e këtyre baticave është herë më e madhe e herë më e vogël. Kjo do të thotë se ndikimi i Diellit dhe i Hënës nuk është përherë i njëjtë.
  I njëjti fenomen si me baticën e zbaticën ndodh edhe me ajrin e atmosferës, por këtu me të tjera veçori.
  Dukuria baticore e atmosferës nuk është aq e thjeshtë sa ngritja dhe ulja e ujit. Atmosfera nuk është homogjene, siç është uji i deteve e i oqeaneve në glob. Shtresat e atmosferës kanë densitete të ndryshme e për më tepër vlera të ndryshme ngarkese elektrike. Veprimi i Diellit dhe i Hënës, qoftë ai gravitacional ashtu edhe ai korpuskular (jonizues), shkakton në kushte të caktuara e plotësisht të përcaktueshme, efektin e lentes ajrore. Meqënëse këto hapsira në atmosferë kanë forëm rrethore, do ti quajmë lente ajrore. Lentja është rrallimi i atmosferës apo zhveshja e sipërfaqes së Tokës përballë rrezeve të Diellit e cila e furnizon këtë territor me korpuskula diellore, aq të dëmshme në këtë  rast. Vlera maksimale e saj arrihet në pozicione të njohura gravitacionale të Diellit, Hënës etj. Lentja atmosferike, krahas rrezatimit termik të Diellit, fillon të elektrizojë mjedisin që mbulon. Me kalimin e kohës në këtë mjedis termoelektrik zhvillohen, sidomos tek bimët eterovajore, reaksione biokimike që favorizojnë oksidimin e vetvetes, të ndihmuara nga korpuskulat diellore shumë të nxehta në ketë ambient, ato kalojnë në djegie me lindjen e flakës,e cila në këto kushte përhapet shumë shpejt.
  Duket e çuditshme, pasi në kushte normale është gati e pamundur të djegësh qoftë edhe enkas një trung peme. Por ja që në mjedisin e lentes kjo është lehtësisht e mundshme dhe aspak e magjishme.
  Lartësia dhe dimensionet e lentes ajrore ndryshojnë në varësi të kushteve që e lindin atë. Veprimi  i dëmshëm i saj mund të eliminohet duke eliminuar fizikisht vetë atë. Për këtë mund të përdoren metoda jo fort të kushtueshme, p.sh. mund të shpërbëhet lentja duke lëshuar pluhur ose gaz izolus mbi teritor me aeroplanë ose raketa meteorologjike. Gjithashtu këto lente ajrore mund të shpërbëhen me shpërthime supersonike  që  mund  të  realizojnë  disa  avionë, por
duke qenë se koha e veprimit të tyre është relativisht e shkurtër, për të pasur një siguri sa më të lartë do të jetë e nevojshme përsëritja disa herë e këtij  procesi. Pas vitit 2000, vit të cilit i përket Rreshtimi i Madh Kozmik, pritet që klima të jetë më e nxehtë dhe me më pak rreshje vjetore me perioda jo konstante duke e zvogëluar  tintën e  veprimit  deri  në  vitin 2020. Mbas

këtij viti, këto situata do të lindin përsëri me vlerë pak më të lartë se ajo parakaluse, sidomos mbas vitit 2023 sepse...Do të preken nga këta zjarre masivë disa shtete të Europës si potugali, Spanjë, Itali, Shqipëri, Greqi, Turqi si dhe në SHBA Kalifornia, sepse eka vatrën e krijimit të lentes më evidente, per shkak të natyrës sizmike që ka. Për pasojë bëhet më e domosdoshme eksperimentimi dhe perfeksionimi i metodave për të minimizuar efektin e dëmshëm të lenteve ajrore.
                               Botuar në “G. e Athinës”, 4.6.2003
                             
Marr nga libri K. ( Frederik bilça)

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates