Monday, October 24, 2016
TETË MREKULLITË E NATYRËS
Në botë ekzistojnë shumë objekte të cilat e kanë fituar epitetin e ‘‘Mrekullive‘‘, objekte të tilla mund të jenë të ndërtuara nga natyra ose edhe nga dora e njeriut. Këto mrekulli njerëzit i kanë ndarë si Mrekullitë e Botës Antike, mesjetës, Kohës së re etj. Ne do ti paraqesim vetëm ato që konsiderohen sikur Mrekullitë e Natyrës.
1 Kanioni i Madh i Lumit Kolorado gjendet në SHBA i cili është i gjatë 320 km, kurse ka thellësi prej 900-1500 m. Në rrjedhën e Kolorados janë ngritur shumë liqene artificial. Në këtë rajon gjendet edhe parku Jelluston me sipërfaqe 8500 km² i njohur para së gjithash për burimet e shumta të gejzereve.
2 Kordoni i Koraleve paraqet një atraksion të vërtet i cili shtrihet jo larg brigjeve lindore të Australisë me një gjatësi harkore prej 2000 km. Si rezultat i detit të cekët është bërë e mundur që koralet të dalin mbi sipërfqen e ujit të cilat janë edhe pengesë për lundrimin e anijeve.
3 Porti i Rio de Janeiros konsiderohet njëri prej mrekullive të natyrës. Porti shtrihet në disa dhjetra kilometra. Rio de Janeiro mori emrin nga Fernando Magelani i cili me tu future në Gjirin e Rios mendoi se ka arritur në grykëderdhjen e ndonjë lumi dhe e quajit lumi i janarit. Përveq portit këtu bënë pjesë edhe kopa kabana njëri ndër plazhet më të njohura në botë.
4 Mali Everest është maja më e lartë në botë me lartësi 8848 m dhe shtrihet në kufi mes Nepalit dhe Kinës. Pas shumë përpjekjeve për të pushtuar majën më të lartë në botë, kjo u arrit vetëm në vitin 1953 nga australiani Edmund Hillary dhe nepalezi Tenzing Norgay, nga ana jugore e Nepalit.
5 Aurora Polare është një dukuri natyrore që karakterizohet nga dalja e dritës gjatë natës dhe shoqërohet nga një tingull i lehtë ose kërcëllitje. Kur ka tepricë valësh, ato shkarkohen në atmosferën e tokës duke prodhuar kështu një dritë shumëngjyrëshe. Sa më e madhe të jetë era diellore, aq më e fuqishme është Aurora.
6 Vullkani Parikuti gjendet në shtetin e Meksikës dhe paraqet sot një atraksion turistik i cili vizitohet nga shumë turist brenda vitit. Nga shpërthimi i vitit 1952 vullkani la 424 metra konin dhe dëmtoi zonën përreth tij prej 233km² sipërfaqe.
7 Ujëvara Viktoria është njëra ndër bukuritë e Afrikës e cila është ndër më të lartat në botë. Ajo gjendet në lumin Zambezi dhe është e lartë 120 , ushtima e përplasjes së ujit dëgjohet deri 15 km largësi me ç’rast pikat e ujit arrijnë lartësinë deri 100 m duke krijuar vazhdimisht ngjyrat e ylberit.
8 Trekëndëshi i Bermudeve njihet ndryshe si trekëndëshi i djallit i cili shtrihet në një sipërfaqe prej 1.2 milion km² dhe cepat e tij shtrihen në ujëdhesën Bermuda, Floridë dhe Porto Riko. Në këtë zonë ka pasur shumë ngjarje misterioze sidomos pas viti 1800 kur janë humbur anije, dhe disa aeroplan të marinës amerikane. Ngjarje të cilat mbesin të pashpjegueshme për botën.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment