Pages

Monday, October 24, 2016

Kolapsi Gravitacionale


    Toka, si pjesë e sistemit diellor, ndikohet  gravitacionalisht nga përbëresit e tij. Për pasojë qëndra gravitacionale e Tokës nuk përputhet me qëndrën gjeometrike të saj. Ajo luhatet rreth  qëndrës gjeometrike me periodë jo të rregullt, por megjithatë vendndodhja e saj kurdo mund të përcaktohet. Është ky shkaku kryesor, i cili në kombinim me brezat sizmikë bën që në siperfaqen  e Tokës të ndodhin katastrofa si ato të avionëve, raketave kozmike, vaporëve, trenave etj. me dëme të mëdha materiale e për më tepër me humbje jetë njerëzish.
       Ky është një pozicionim  i  tillë që nxori nga shinat një tren në Turqi, më 22.7.2004 duke shkaktuar 120 viktima dhe dy ditë më vonë, e njëjta situatë gravitacionale nxori nga shinat një tren në Pire, fatmirësisht pa viktima.
   Ky është një rast i dukshëm që i bën sizmologët e të dy vendeve të diskutojnë lidhjet organike të tërmeteve të tyre, por që gabimisht mbështeten në Teorinë e  Pllakave.
 Më 24.8.2004 pasdreke, bien njekohesisht dy avionë rus “Tupolev”, në të njëjtin çast, në të  njëjtin territor në distancë dy km nga njeri tjetri, me të njëjta simptoma – humbje e papandehur nga radarët dhe mosnjoftim për   defekte – 80 viktima. Atë ditë, në të njëjtin brez, ndodh   shkarkesë sizmike në Evia, gjë që u ndie edhe  në  Athinë. Kjo shkarkesë horizontale, ngarkoi me kolaps gravitacional territorin e ndodhisë së avionëve rus, ku jo vetëm dy, por edhe të tjerë po të kishin qënë në atë çast në atë vend, do të ishin rrëzuar, siç pat ndodhur vite më parë në territorin e Bermudes me pesë avionë të mëdhenj ushtarakë me nga katër pilotë në secilin prej tyre. Po të  njëjtin  fat  pati  edhe  avioni  vëzhgues që u dërgua pas pak atje, pasi vatra ushtronte ende ndikimin e saj.
     
        U quajt  koinçidencë, por vetëm e tillë nuk ishte rrëzimi në Greqi i avionit “Fantom” në mesditën (ora 15:30) e datës 15.6.2004. Në të njëjtin çast, në të njëjtën gjerësi gjeografike  (38,5 gradë) në Samothraki, ndodh një tërmet i  fuqishëm  5,1 R. Avioni ra në të njëjtin territor, ku  vite më parë kish ndodhur e njëjta ngjarje. Kemi të bëjmë pra, me zona të ndjeshme gravitacionale, që  në kohë të caktuara, duhen marrë në konsideratë – të mos fluturohet mbi to.
  Më 11.9.2004 bie në det avioni “Sinuk” (17 viktima) avion ky i fuqishëm me kapacitet prej 50 vetash, me 2 helika ngritëse, të cilit shërbimi profilaktik i qe kryer  2 muaj më parë. Ndërsa faktorët teknikë duken të pranueshëm, le të shqyrtojmë pak edhe situatën gravitacionale të këtyre ditëve.
   Shqetësime dallohen në të gjithë globin: ciklone të fuqishëm në Japoni, në Florida, në Karaibe me dëme dhe viktima; dy tërmete të fuqishëm 7,3 R dhe 6,9 R në Japoni tri ditë më parë. Aviatori i avionit “Sinuk”, 5 minuta para tragjedisë kishte njoftuar për udhëtim normal. Mirëpo, sapo  hyri  në zonën e ndodhisë, befas
   
shkëputet nga radarët që deri në atë çast e ndiqnin normalisht. Duhet thënë, se ai u shkëput nga radarët, kur akoma ishte në fluturim në ajër, sepse fenomeni ndërpret shërbimin elektronik por jo atë vizual.  Po ashtu edhe në këtë rast asnjë  njoftim nuk u mor prej tij, për më tepër as në kutinë e zezë nuk ishin regjistruar të dhëna. Kjo shpjegohet me faktin se fenomeni prek fillimisht qarqet elektrike dhe elektronike. Çdo çast i mëvonshëm pasohet nga frenime dhe përplasje detalesh prej  inercisë, dëmtime  të  ingranazheve  të  kutive etj.                          
       Pra, dëmtimi i tyre nuk është rrjedhojë sic u tha, por pasojë. Në çastin e rënies deti kishte 7 bofor, situatë kjo që u qetësua pas pak orësh. Pra, mbas gjithë këtyre shqetësimeve gravitacionale që kishte globi këto ditë, në territorin grek u krijua zona me kolaps gravitacional, që ka vetinë të tërheqë poshtë avionët apo vaporët që hyjnë në këto koordinata, të cilat  mund  të  parallogariten.            
     
      Më 14.10. 2004, ditën e pikut gravitacional   (vlerës më të lartë) ndodhin katër tërmete të fortë, dy  në Indonezi e dy në Iran. Greqia, si  territor  më  i  ndjeshëm europian pëson përsëri katastrofë, me dy aviona “Fantom” që fluturonin në çift. Shkaku?  Mos vallë ishin përplasur me njëri-tjetrin, nga ndonjë gabim teknik në ajër? Siç u tha. Aspak! Ata i tërhoqi  poshtë gravitacioni tokësor, që atë çast ishte në pikun maksimal në territorin grek.
  Qarkullimi i çfarëdolloj mjeti transporti në këto kushte sjell në mënyrë të pashmangshme katastrofa e viktima, për eleminimin e të cilave tashmë nevojitet institucionalizimi i këtij faktori si dhe eksperimentimi në kushtet e tij.    
                                    Botuar në “Tribuna”,  10.3.2005
                                                       ATHINE
         
Marr nga libri K. Frederik Bilça 

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates