Pages

Wednesday, November 2, 2016

ZELANDA E RE


Zelanda e Re është larg rrugëve botërore. Me formë dhe madhësi është sa Italia. Pjesa kryesore e saj është malore, ku dallohen  Alpet e Zelandës, të cilat janë male të reja të kohës së tërciarit, kur edhe është fundosur ngushtica Kuk 23 km e gjerë, e cila këtë shtet e ndanë në Zelandën Veriore dhe Jugore.
Sikurse Australia edhe ky shtet u pushtua dhe u popullua nga evropianët. Sot nga popullsia e përgjithshme prej 4,2 milion banorësh, 85% është evropiane dhe maorët marin pjesë me 8%. Maorët janë popullsi e vjetër e ardhur nga Polinezia në shek XIV dhe kan shkallë të ulët të kulturës dhepse njihen si ndërtues të mirë të anijeve dhe si detarë të mirë. Ata akoma jetonjë në shtëpi druri, meren me peshkim dhe gdhendjen e gurit.
Nga popullsia evropiane dominojnë anglezët me 90%. Ka shkallë të lartë të urbanizmit dhe shteti vlerësohet me stabilitet të lartë.
Rreth gjysma e territorit është nën kullosa që është bazë e mirë e blegtorisë, ku me 63 milion dele zë vendin e 4 në botë, kurse për kokë banori vendin e parë me 21 dele. Dallohet me prodhime blegtorale dhe ndryshe njihet si shtet i prodhimeve blegtorale.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates