Wednesday, November 2, 2016
FORMIMI I BRESHËRIT
Formimi i breshërit është i lidhur me lëvizjet e shpeshta vertikale të ajrit në retë shtëllungore të shiut në temperatura rreth 0°C. Pasi në këto re ekzistojnë rryma ajrore ngjitëse dhe zbritëse, kokrrat e formuara të tejdukshme të breshërit në këtë lëvizje rrethore, para se të bien nga retë, për njëh kohë të gjatë hasen në pikëzat e ujit të ftohura dhe në këtë mënyrë shtojnë vëllimin dhe oëshën e tyre. Bie në formë të kokrrave të vogla ose të mëdha të akullit me diametër prej 5 mm deri në 50 mm e më shumënga retë e stuhishme shtëllungore të shiut bashkë me shiun më së tepërmi në korrik, gusht deri diku edhe në qershor.
Breshri shkakton dëme të mëdha në bujqësi ku shpeshherë tërësisht i shkatërron të mbjellat por për fat të mirë përfshinë sipërfaqe të vogël, në formë të gjatë dhe të ngushtë. Breshëri bie në gjerësi gjeografike të vogla dhe të mesme, ndërsa në gjerësi gjeografike të mëdha nuk paraqitet. Madhësia e kokrrizave është e ndryshme, kryesisht me madhësinë e lajthisë, e të rralla bien në madhësi më të mëdha. Në Indi në vitin 1929 ka rënë breshëri me diametër 13 cm dhe i rënë rreth 1 kg, kurse në Kinë më 1902 ka rënë breshëri me diametër 21 cm dhe i rëndë rreth 4,5 kg.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment