Pages

Wednesday, November 9, 2016

QIPRO


Qipro është shtet i ndodhur në ujëdhesën me të njejtin emër në lindje të Detit Mesdhe, 113 km në jug të Turqisë dhe 120 km në perëndim të Sirisë. Ujëdhesa ka sipërfaqe prej 9251 km², dhe prej kësaj sipërfaqe 9240 km² janë tokë dhe 10 km² ujë. Qipro ka përthyerje të konsiderueshme bregdetare, dhe ka 648 km gjatësi të vijës bregdetare.
Në vitin 1974, 37% e territorit të Qipros ku popullsia është turke kontrollohet nga Turqia. Klima e Qipros është mesdhetare, me verë të nxehtë e të thatë dhe me dimër të ftohtë. Relievi në pjesën qëndrore është rrafshnaltë ndërsa në veri dhe jug malor. Pika më e ulët e relievit gjendet përgjatë bregdetit të Mesdheut dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare 1951 m në vendin e quajtur Mali Olimpik në veriperëndim të vendit.
Qipro është ujëdhesa më e madhe e Azisë Jugperëndimore, poita e saj strategjike është reflektim i afërsisë që ka me Azinë e vogël dhe Kanalin e Suezit. Si e tillë ka qenë e sunduar nga Venediku deri në vitin 1571, prej Turqisë deri më 1878, prej Britanisë së Madhe deri më 1960 kur e fiton pavarësinë. Konfliki i vitit 1974 e ka nadarë ujëdhesën në dy pjesë në pjesën Jugperëndimore e banuar me grek me 5896 km² dhe në pjesën verilindore e banuar me turq me 3355 km². Trqia sot bashkërisht ka mbi 1 milion banorë me një dendësi të popullsisë prej 123 b/km². Kryeqyteti i Qipros është Nikozia me rreth 200 mijë banore ose ¼ e popullsisë së shtetit.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates