Pages

Wednesday, October 26, 2016

GEJZERET


Burimet që qesin ujë të ngrohtë në formë të ujëhedhësit nga brendësia e tokës në formë të kohë pas kohëshme quhen Gejzere. Këto paraqiten në krahinat vullkanike të tanihsme ose të cilat para do kohe pushuan veprimin vullkanik. Hedhja e uji bëhet kryesisht në intervale të rregullta psh gejzeri Besniku i Vjetër në Parkun e Jelustonit pas çdo 65 minutave qet shtylla të ujit të larta 50 m.  Parku i Jelustonit në ShBA ka rreth 3500 burime të nxehta, ndërsa mbi 100 prej tyre janë aktive.
Periudha dhe kohëzgjatja në gejzere është e ndryshme psh gejzeri Ora në Kamqatka të Rusisë në çdo 4 minuta hedhë vrushkuj të ujit të ngrohtë 120°C. Gjithashtu lartësia e ujit është e ndryshme ajo mund të jetë deri 150 metra.
Gejzerët më së tepërmi paraqiten në Islandë, në Parkun e Jelustonit, zelandë të Re dhe në Kamqatkë. Në islandë Gjezeri më i njohur është Gejzeri i Madh që është aktiv qe 3000 vjet dhe gjendet afër Rejkjavikut. Ai çdo 20-30 minuta nxjerrë nga toka ujin e nxehtë i cili ngrihet deri 70 m lartësi dhe zgjatë 10 minuta.

Gejzerët fomohen ashtu që çarjet vertikale të cilat vazhdojnë deri në thellësira, ku mbisundojnë temperatura të larta, mbushen me ujë. Në fund të çarjes temperatura e ujit sillet nga 120 deri 140°  dhe në këtë temperaturë uji vlohet dhe shëndrrohet në avull, i cili gradualisht tërheq ujin mbi vete në kanalin vertikal kah sipërfaqja. Kur uji lidhet me anë të vrimës në maje të kanalit, pason zvogëlimi i shtypjes dhe shendrrimi i ujit në avull të ujit në fund të kanalit, i cili me anë të shtypjes hedh tërë shtyllën e ujit në sipërfaqe. Pas hudhjes së ujit dhe avullimit të tij, çarja mbushet prapë me ujë ashtu që pas një kohe gejzeri funksionon prap.

No comments:

Post a Comment

 
Blogger Templates