Tuesday, October 25, 2016
DETI ADRIATIK
Deti Adriatik është pjesë e detit Mesdhe ose mund të quhet edhe si gji i këtij deti, pasiqë ai është futur thellë në kontinent dhe është i rrethuar në të tri anë me masa tokësore. Ai ndanë Gadishullin Ballkanik ng ai Apenin. Brigjet perëndimore i takojnë Italisë, kurse ato lindore janë të ndara në mes Sllovenisë, Kroacisë, Bosnes, Malit të Zi dhe Shqipërisë. Në pjesën jugore ky det kalon në Detin Jon përmes ngushticës së Otrantos.
Deti ka një shtrirje veriperëndim-juglindje me një gjatësi prej 800km dhe gjerësi rreth 200 km, me një sipërfaqe 138 600 km². Përthyerja bregdetare është e ndryshme, derisa në anën e Italisë bregdeti nuk është edhe aq i përthyer, në anën lindore është i ndryshuëm. Vija bregdetare ka një gjatësi prej 3739 km. Prej gjirit të Trieshtës e deri te lumi Buna bregdeti dallohet me shumë ishuj, kepe, gjire, duke përfaqësuar kështu një tip bregdeti të veçntë abraziv me faleza të shumta. Pjesa tjetër e bregdetit deri te Vlora është më tepër depozitues me plazhe, delta e gjire.
Si pjesë e detit Mesdhe mund të themi që një pjesë e madhe tij është ë ngrohtë ku temperatura maksimale arrinë deri 24°C, kurse ajo minimale 9°C. Ka kripshmëri të lartë si pasojë e avullimit të madh prej 38-39‰.
Rëndësia e tij shprehet në komunikacion, peshkim si dhe në turizëm.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment