Monday, October 24, 2016
A mund ta kuptojmë dimensionin e katërt?
Gjatë filmave në kinema ne e dimë dallimin mes 2D dhe 3D dhe jemi gati të paguajnë pak më shumë për të dytën. Shumica prej nesh jemi mësuar të shohim 2D. Edhe pse karakteristikat në ekran duket sikur kanë thellësi dhe cilësi, në fakta pamja është e sheshtë. Por kur vendosim syzet 3D, shohim një botë që ka formë, një botë ku mund të ecim. Mund të imagjinojmë ekzistencën në këtë lloj bote, sepse jetojmë në një të tillë.
Në vitin 1884, Edvin Abot botoi një roman që përshkruan të parit e dimensioneve përtej tonit. Tek “Romancë e shumë dimensioneve”, ai përshkruan jetën e një katrori në një botë dy dimensionale. Jeta në 2D nënkupton që katrori është i rrethuar nga rrathë, trekëndësha dhe katërkëndësha, por gjithë sa sheh katrori janë vija të tjera. Një ditë, katrorin e viziton një sferë. Në pamje të parë, sfera i duket thjeshtë si një rreth katrorit tonë, dhe katrori nuk mundet ta kuptojë se cfarë i thota sfera, kur i përshkruan atij objektet tredimensionalë. Me kalimin e kohës, sfera e merr katrorin në botën tredimensionale, dhe ky nis të kuptojë. Tani ai nuk sheh vetëm vija, por forma që kanë thellësi. I inkurajuar, katrori e pyet sferën se cfarë ekziston përtej botës tredimensionale; sfera shastiset. Ajo nuk mundet të kuptojë një botë përtej kësaj, dhe kjo vlen edhe për lexuesin. Truri ynë nuk është stërvitur të shohë gjëra të tjera vec botës sonë, dhe do të duhet dicka nga një tjetër dimension që të na bëjë të kuptojmë.
Por a mundet ta kuptoi truri ynë boten 4 dimensionale?
Sot, disa fizikanë e përshkruajnë dimensionin e katërt si një hapësirë që bie pingul mbi një kub dhe problemi është se shumica prej nesh nuk munden të imagjinojnë dicka që është pingule me një kub.
Studiuesit kanë përdorur idetë e Einsteinit për të përcaktuar nëse mund të udhëtojmë në kohë. Ndërkohë që mund të lëvizim në cdo drejtim në botën tonë 3D, në kohë ne mund të ecim vetëm përpara. Pra, udhëtimi në të kaluarën është quajtur i pamundur.
Teoria e fijeve mbështetet mbi të paktën dhjetë dimensione që mbeten për t’u zbuluar. Për këta studiues, përgjigjet e problemeve kompleksë të botës 3 D mund të gjenden në dimensionin tjetër dhe përtej tij.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment